Pavarësisht formës së mirë që kaloi këtë sezon, Mauro Icardi nuk ja doli mbanë që t’i mbushë mendjen Sampaolit për të grumbulluar në Botërorin e Rusisë.

Si ngushëllim për këtë mungesë, argjentinasi ka fluturuar në safarin afrikan së bashku me menaxheren-partnere të tij, Wanda Nara.

Në safari nuk ishin të vetëm. Atje janë kafshët tipike të botës së egër afrikane, mes të cilave edhe zebra, simbol dhe maskoti i skuadrës së Juventusit, rivalit të përjetshëm dhe më të urryer nga tifozët interistë.

E për dreq, Wanda Nara pikërisht nga zebra u magjeps dhe postoi në Instagram një filmim të shkurtër me kafshën vija-vija bardhezi.

Vijat dhe kafsha vetë nuk ka shqetësuar tifozët zikaltër, që e ndjekin atë në rrjetet sociale, por ngjyrat bardhezi vështirë se i pranojnë, sidomos në këtë periudhë kur po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të Mauro Icardit tek Juventusi.

Dilema e madhe që po qarkullon në rrjet është: a ishte një sinjal i Wanda Naras për një kalim të bujshëm në aksin Milano-Torino, apo thjesht zebra rastisi në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar? Pikërisht kjo e fundit, pra koha, do ta zbardhë këtë.

Zebra e shfaqur në Instastory-n e Wanda Naras

Top Channel