Ermal Meta interpretoi për herë të parë mbrëmjen e së premtes në Shqipëri.

I ikur 24 vite më parë përtej Adratikut, këngëtari shqiptar është një nga artistët më të njohur në vendin fqinj.

Në një koncert në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta interpretoi disa prej këngëve të repertorit të tij

Paraditen e së premtes, fituesi i Sanremos u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

Para se Ermal Meta të ngjitej në skenë, për publikun interpretuan këngëtarët Marsela Çibukaj, Vitmar Basha si edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepa.

Ndërkohë, të dielën në mbrëmje në kryeqytet, po në sheshin “Skënderbej” do të interpretojë këngëtarja e njohur Rita Ora.

Top Channel