Lajmet kryesore të ditës, 03/06/2018 – Ora 20:00

03/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RRUGA E KOMBIT, 100 LEKË KALIMI PËR KUKSIANËT

Tarifa qe banoret e Kukësit dhe zonave përreth do të paguajnë në rrugën e kombit do të jetë 100 lekë. formula e re qe ka dale nga bisedimet e qeverise me koncesionarin pritet qe te behet e njohur javën e ardhshme.

E DIELA MES DETIT DHE MALIT

Temperaturat e larta i drejtuan qytetarët e Tiranës drejt brigjeve por të shumtë ishin edhe ata që zgjodhën malin e Dajtit. Qetësinë, aromën e luleve, gjelbërimin dhe ajrin e pastër e shijuan më së shumti fëmijët me lojëra në natyrë.

MBETJET SPITALORE NDOTIN AUSTRALINË

Australia dha alarmin e ndotjes ne brigjet e saj, pasi 83 konteniere, kryesish me mbetje spitalore ranë nga një anije në det.

KOMBËTARJA DËSHTON EDHE PËRBALLË UKRAINËS

Skema e Kristian Panucit dhe rikthimi I lojtarëve me përvojë nuk dha rezultat për kuqezinjtë. Takimi me Ukrainën përfundoi me rezultatin 4-1. Ne dy miqësore kemi pësuar 7 gola.

MANJOLA NALLBANI NE KONCERT

Manjola Nallbani vjen me një koncert recital të hënën, te titulluar “Je fati im”. Ajo ka zgjedhur te interpretojë për një publik që pëlqen muzikën klasike.

Top Channel