Fundjavat e nxehta të kësaj vere bëjnë që shumica t’i drejtohet detit. Por ka nga ata që për të shmangur trafikun dhe fluksin e madh të njerëzve në plazh preferojnë malin.

Tirana ofron disa alternativa për të kaluar fundjavën. Ndonëse kjo e diel e parë e qershorit i ka tërhequr një pjesë të mirë të qytetarëve drejt plazheve më të afërta, shumë të tjerë kanë zgjedhur relaksin në malin e Dajtit në mes të aromës së luleve, gjelbërimit e ajrit të pastër.

Dikush zgjedh Dajtin edhe si terren të përshtatshëm për hobin e tij.

Fëmijët janë ata që gëzojnë më shumë, pasi përveç shëtitjeve me prindërit në ajër të pastër, eksplorimit të natyrës ata kanë dhe ku të argëtohen duke provuar sportet ekstreme.

Mali i Dajtit tërheq rreth vetes jo vetëm qytetarët shqiptare, por dhe shume turiste të huaj, të cilët shijojnë jo vetëm natyrën, por edhe ushqimet që ofrohen në këtë zonë.

Përveç bukurisë, Dajti duket se është dhe alternativa më e mirë e me më pak kosto, ku në fund të ditës nuk vuan trafikun e renduar siç ndodh me ata që kanë zgjedhur plazhin. Përvec restoranteve, ajo që shijon më shumë në Dajt janë barbeky.

Përtej kënaqësisë që të ofron vetë natyra në Dajt, qytetarët kanë edhe ankesa, pasi kërkojnë më shumë.

Megjithatë për një fundjavë ndryshe mali i Dajtit mbetet alternativa më e afërt e lirë dhe e shëndetshme.

Top Channel