Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, në qarkun e Shkodrës u ndal këtë herë në Dajç. Në këtë bashkëbisedim me banorë të zonës ishin drejtuesi politik i qarkut, Ministri Ditmir Bushati, zëvëndësministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe Zëvëndësministri i Bujqësisë Dhimo Koto.

Problematikat e banorëve të zonës së nën-Shkodrës janë përmbytjet, sistemi i kanalizimeve, shëndetësia dhe punësimi. Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë.

Ministri Bushati theksoi se është shumë e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve. Nga ana e tij, zëvëndësministri i Bujqësisë Dhimo Kote shtoi se po punohet për pastrimin e Bunës me drag dhe derdhjen në det, cka mendohet se do zgjidhë përmbytjet në këtë zonë.

Qëndra Shëndetsore në Dajc është një nga më të mira të Shqiperisë -vijoi zv.ministrja Rakacolli, ndërsa shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.

Top Channel