Haradinaj: Serbisë i ofrojmë pajtimin në këmbim të njohjes

03/06/2018 14:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë, në këmbim të njohjes nga kjo e fundit. Gjithsesi, sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra.

“Ne i ofrojmë Serbisë pajtimin, nëse na njeh zyrtarisht si shtet. Pajtimi nuk është pak, pasi do të thotë të shkelësh mbi të zhdukurit, të dhunuarit, të vrarët dhe plaçkitjen e rrënimin që na është bërë ndër vite. Ndaj mendoj se duke i ofruar pajtimin, i kemi ofruar shumë Serbisë, por gjithsesi pajtim nuk do të thotë të harrojmë”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri kosovar tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, INTERPOL, ndërsa u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Sivjet është koha që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe unë besoj se ka vende që do ta kërkojnë dhe mbështesin anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Top Channel