Lajmet kryesore të ditës, 04/06/2018 – Ora 16:00

04/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RRUGA E KOMBIT. PAL LEKAJ: ASNJË KONSULTIM

Kosova kërkon konsultim mbi taksën e “Rrugës së Kombit”. Tarifa është ndër më të lartat në Evropë, tha ministri i Infrastruktës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj.

PALLATI I KTHYER NË DYQAN DROGE

Një bandë shqiptarësh prej 13 vetash u arrestua në Frozinone të Italisë pasi në pallatin ku banonin shisnin drogë. Në krye ishin babë e bir që furnizoheshin kryesisht nga Shqipëria.

ZVARRITET GJYQI I ELVIS ROSHIT

Gjykata e Tiranës vazhdon të zvarrisë prej një muaj e gjysmë kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve me formularin e dekriminalizimit

KËSHILLTARI I MACRON, AKUZA PËR KORRUPSION

Shefit i kabinetit të Presidentit francez, Emmanuel Macron, Alexis Kohler, po hetohet për dypunësim. Pallati “Elize” sqaroi se nuk ka shkelje.

HARRY KANE, MË I KUSHTUESHËM SE MESSI E NEYMAR

Harry Kane është futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke lënë pas Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Sipas Observatorit Ndërkombëtar të Studimeve ai vlen 201.2 milionë euro.

Top Channel