Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit, duke u plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia konfirmon se si pasojë e këtij aksidenti plagë të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa një grua ka marrë lëndime më të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel