Vetingu i gjyqtarit dhe prokurorit. Edmond Islamaj dhe Dritan Prençi presin rikonfirmimin

05/06/2018 15:24

Pas 9 seancave dëgjimore ndaj njerëzve të drejtësisë, ka ardhur radha e anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të ballafaqohen me vettingun.

Edmond Islamaj është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 26 viteve dhe njëri ndër nëntë gjyqtaret e Lartë që i ra shorti të parit për t’u përballur me seancën publike. Nga kontrolli i trefishtë i vettingut rezultoi se të treja raportet e DSIK, ILDKPI dhe ai profesional e nxjerrin gjyqtarin e Lartë Edmond Islamaj të rregullt për të vazhduar udhëtimin në gjyqësor.

Pasuritë e tij sipas ILDKPI dhe kontrollit të mëtejshëm të KPK janë të justifikuara, persa kohë gjyqtari dhe bashkëjetuesja me të janë trashëgimtarë trojesh në Durres. Gjyqtari Edmond Islamaj foli shkurt, kërkoi konfirmimin në detyre tha, tokat i kam trashëguar nga gjyshi përmendi gjyqtari.

Skeda e pasurive të tij të justifikuara sipas organit të vettingut, përfshin një apartament, 1 mijë metra katrorë tokë në Karpen, dhe dy llogari bankare në total prej 25 mijë euro. Edhe bashkëjetuesja e gjyqtarit ka trashëguar nga babai toka në Durrës, të cilat janë dhënë për ndërtim. Pasuritë dhe llogaritë e gjyqtarit u konsideruan të justifikuara, dhe sic u kuptua në gjykim që gjyqtari i Lartë e kalon vettingun, vendim i pritshëm ky në datën 7 qershor.

Ndërkohë i vetëm dhe pa avokat, sikurse gjyqtari i Lartë doli para vettingut edhe prokurori Dritan Prençi, i njohur si njëri ndër hetuesit e dosjes “Tahiri”. Edhe për Prencin seanca zgjati fare pak minuta dhe fjalia e tij kishte lidhje me konfirmimin në detyrë. Ai rezulton me pasuri të justifikuara siç janë një apartament në Yzberisht, dhe tokë e dhënë familjes nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave . Ndërkohë në datën 8 qershor seanca e radhës është për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Top Channel