09:31
I bëri “gropën” Weinsteinit, e pëson edhe vet. Dorëhiqet kryeprokurori i Nju Jorkut
Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, njeriu që ngriti akuzat e abuzimit seksual me femrat mbi producentin e njohur të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën “New Yorker”, ku 4 gra e akuzonin atë vet për dhunë fizike.