Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

ANGLIA TENIS, PARAMAJA GOL HISTORIK
Anglia realizoi një rezultat tenistik në ndeshjen e saj të dytë ndaj Panamasë, duke shënuar 6 gola, nga të cilët 3 gola u shënuan nga Harry Kane. Ndërkohë, Panamaja shënoi të parin gol të saj në finalet e një Botërori, me 37-vjeçarin Baloy.

SEBASTIAN RUDY, FRAKTURË NË HUNDË
Gjermania rrezikon të humbasë mesfushorin Sebastian Rudi për ndeshjen e fundit në grup kundër Koresë së Jugut. Rudi u largua vetëm pas 30 minutash lojë, pasi mori goditje në hundë. Dyshohet për një frakturë.

FEDERATA I DEL NË KRAH SAMPAOLIT
Federata Argjetinase e Futbollit ka hedhur poshtë zërat për shkarkimin e trajnerit Sampaoli nga futbollistët. Në një konferencë për shtyp, presidenti Tapia ka thënë: “Ky është një spekullim i turpshëm i mediave. Duam më shumë respekt”.

MBROJTËSI I SUEDISË KËRCËNOHET ME JETË
Xhimi Durmaz, mbrojtësi i kombëtares suedeze që shkaktoi faullin në ndeshjen me Gjermaninë, pas të cilës erdhi goli i Kroos, është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale. Menjëherë i kanë dal në krah shokët e skuadrës.

DËMTOHET FARFAN, PËRFUNDON NË SPITAL
Sulmuesi i Perusë, Jefferson Farfan është shtruar me urgjencë në spital pas një dëmtimi që ka marrë në qafë, në një përplasje me portierin e skuadrës në stërvitje. Federata Peruane e Futbollit konfirmon se futbollisti do të qëndrojë në spital, pa përcaktuar kohën e rikuperimit.

Top Channel