Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VELIAJ: TEATRI KOMBËTAR, NJË XHEVAHIR
Pas sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, Tirana do të ketë një tjetër xhevahir që quhet Teatri i ri Kombëtar. Kjo është garancia që dha Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e falënderimit nga kryeministri për çmimin që mori sheshi Skënderbej

BE MBLIDHET PËR EMIGRACIONIN
Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel në një përpjekje për të sheshuar ndasitë e tyre të thella në lidhje me emigracionin.

MASA EKSTREME SIGURIE PËR TRUMP NË LONDËR
Vizita e Trump në Londër e planifikuar për më 12 korrik, pritet të jetë një vizitë e vështirë nga ana logjistike dhe e sikletshme nga ana politike. Masat e sigurisë do jenë të jashtëzakonshme për shkak të protestave të mëdha të pritshme nga britanikët

HARADINAJ RIZGJIDHET NË KRYE TË AAK
Kryeministri Ramush Haradinaj është rizgjedhur sërish kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj e drejton partinë që prej vitit 2001, ku edhe u themelua

FUTBOLLISTËT SHKARKOJNË SAMPAOLIT
Problemi te Argjentina është trajneri Sampaoli. Futbollistët i janë kthyer kundër, madje kanë kërkuar edhe shkarkimin e menjëhershëm të tij, por që është refuzuar nga Federata

Top Channel