FT: Mbroni reformat e Shqipërisë. Eksperti holandez kritikon votimin kundër

25/06/2018 11:28

Parlamenti holandez votoi për t’i bllokuar qeverisë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por në Holande jo të gjithë e mendojnë njësoj.

Në një artikull për Financial Times, Willem van Nieuwkerk, drejtor i qendrës për bashkëpunim ligjor në Hagë, thotë se Bashkimi Europian duhet t’i mbrojë reformat e Shqipërisë, e jo t`i hedhë tutje.

Mes debateve politike mbi Brexit-it, emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit, blloku shprehet ai, mezi e ka venë re axhendën reformuese që po ndiqet në Republikën e Shqipërisë e që në thelb, po tregon se rrënjosja dhe rritja e besimit tek sundimi i ligjit, është e mundur në një ish-shtet totalitar.

“Fatkeqësisht, megjithë rolin e disa eksperteve holandeze, përfshirë dhe atyre të organizatës time ne zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti bëri një lëvizje pas, të cilës me sa kuptoj unë, qëndrojnë presionet e politike holandeze. Nuk mundem përveçse të ndiej keqardhje për implikimet ndërkombëtare dhe pasojat e mundshme mbi vetë Shqipërinë”, është komenti i Nieuwkerk.

Ai kujton sesi në samitin e fundit të Bashkimit Europian në Sofje, reformat e Shqipërisë u përshkruan si “të guximshme” dhe përpiqet të tregoje sa e vështirë është për një ëe huaj të kuptoje realisht shkallën e vështirësive të një programi të tillë reformues.

Ajo qe Nieuwkerk përpiqet të theksojë është se ai dhe të tjerë besojnë se modeli i Shqipërisë do të funksionojë e do të jetë i suksesshëm, por mund të duhet pak kohë teksa hap pas hapi, kombinimi i ndryshimeve strukturore me ndikim të gjerë me bashkëpunimin operativ në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të gjyqësorit, po ndihmojnë në ndërtimin e besimit tek shteti ligjor.

Top Channel