Mrekullia e Toni Kros në mbrëmjen e djeshme ka entuziazmuar këdo në fushë dhe në pankinë, duke ringjallur shpresat e kualifikimit për më tej në minutën e 5 shtesë.

Ndërkohë që gjermanët shpërthyen në festë, suedezët u zhytën në dëshpërim, pasi pikërisht në aksionin e fundit, humbën mundësinë për të siguruar kualifikimin në Botëror.

Në këto momente, një pjesëtar i stafit të Gjermanisë, u afrua te pankina suedeze dhe provokoi stafin atje, duke bërë që të ndizen gjakrat.

Gjithsesi çdo gjë kaloi shumë shpejt, duke mos provokuar një përleshje masive, ndonëse u pa të nervozoheshin edhe ata më gjakftohtët, suedezët.

Top Channel