Një person është vetëplagosur me armë gjahu mesditën e sotme në Vlorë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe shtetasi i plagosur është Krenar Veshaj, 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 55 vjeçarit në fshatin Gumenicë.

I plagosuri është dërguar në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi armën e zjarrit. Rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja janë ende të paqarta.

Top Channel