Mëngjesi i kësaj të hëne, ka rikthyer punimet në autostradën Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve. Ristrukturimit I është nënshtruar segmenti rrugor Shkozet-Durrës, prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00

Përgjatë këtij orari, trafiku do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së Unazës së Shkozetit dhe të ndjekin më pas rrugën në zonën e Kënetës ose unazën e Shkozetit.

Kjo do të jetë ndërhyrja e fundit në aksin Tiranë-Durrës. Pas saj do të nisë ndërhyrja në drejtimin Durrës-Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të njoftojnë drejtuesit e mjeteve për rrugët alternative, sipas segmenteve ku do të ndërhyhet.

Top Channel