Lajmet kryesore të ditës, 25/06/2018 – Ora 13:00

25/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VAZHDON DËGJESA PËR TEATRIN
Çështja e Teatrit ka bërë bashkë artistet, urbanistet, arkitektet dhe zyrtare te sigurisë publike për të negociuar mbi ndërtimin ë një godine të re pasi e vjetra nuk përmbush asnjë kusht sigurie.

KAMP REFUGJATËSH NË AFRIKË. REAGON RAMA
Samiti i BE po shqyrton propozimin italian që të ngrihen kampe refugjatesh në Afrikë nga ku të shqyrtohen kërkesat për azil në Europë. Reagoi Kryeministri Rama, i cili tha se ky lajm i jep fund spekulimeve për kamp refugjatësh në Shqipëri.

GJERMANIA NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË
Gjermania po përpiqet të bindë edhe Francën që t’i thotë po çeljes së negociatave me Shqipërinë një qëndrim që mbështetet edhe nga Knut Fleckenstein.

PUNIMET NË AUTOSTRADË, NIS FAZA E KATËRT
Rifilluan mëngjesin e sotëm punimet në autostradën Tiranë – Durrës në segmentin Shkozet – Durrës. Policia u bën thirrje drejtuesve të zgjedhin rrugët alternative.

BOTËRORI “RUSI 2018”
Luhen sot të tjera ndeshje të botërorit në xhiron e tretë të grupeve. Në orën 16:00 ndeshen paralelisht Arabia Saudite me Egjiptin dhe Rusia me Uruguain ndërsa ne orën 20:00 Spanja me Marokun dhe Irani me Portugalinë.

Top Channel