Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHESHI SKËNDERBEJ, RAMA: GJURMË HISTORIKE
Përmes një ceremonie të organizuar në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë prezantuar çmimin e fituar pak ditë më parë. Rama tha se ky shesh është një gjurmë historike

MINA ME SAHAT, ARRESTOHET 40 VJEÇARI
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “udhëtimi”, gjatë së shtunës, ku është arrëstuar një 40 vjeçar nga Tirana me 6 mina me telekomandë

TURQIA NË VOTIME
60 milionë turq votojnë sot nëse do ti japin apo jo një tjetër mandat 5 vjeçar presidentit Erdogan. Nëse Erdogan fiton sërish, në mënyrë automatike ai fiton më shumë pushtet, për të cilin kritikët thonë se do dobësojë më shumë demokracinë

SEZONI VEROR, LEHTËSIRA PËR LUNDRIMIN
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar marrjen e një sërë masave për lehtësimin e procedurave të ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve lundruese, si jahtet dhe anijet turistike, në bregdetin shqiptar gjatë sezonit turistik veror

FORMULA 1 RIKTHEHET NË FRANCË
Formula 1 rikthehet sot me Çmimin e Madh të Francës, me Hamilton në pole, pas tij niset Bottas, ndërsa Vettel do të niset i treti.

Top Channel