Prej vitesh në çezmat e shtëpive të fshatit Sopëz në Bashkinë e Divjakës, uji rrjedh pak ose aspak.

Edhe kur vjen shpesh është i ndotur dhe nuk pihet për shkak se siç thonë banorët, rrugës përzihet me ujëra të zeza.

Në ditët me shi jeta është më e vështirë për banorët e fshatit Sopëz pasi uji turbullohet.

Banorët e paguajnë dyfish këtë shërbim. Një herë me faturat e ujësjellësit dhe më pas ujin që blejnë nga autoboti.

Në pritje që trokitjet në dyert e bashkisë t’u japin zgjidhje, shumë familje kane gjetur shpëtim te puset, edhe pse jetojnë çdo ditë me frikën e infeksioneve nga uji i pasigurt.

Top Channel