Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka uruar homologun turk Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara një dite më parë .

“Urime Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan! Presim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Agjencia shtetërore Anadolu Agency raporton se me 95.5% të votave të numëruara, Erdogan fitoi 52.72% të votës kombëtare, me 30.75% të kandidatit kryesor të opozitës CHP, Muharrem Ince.

Në Turqi të dielën janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Top Channel