Ceremonia për trofeun e “Skënderbej”, Veliaj: Të tjerë na presin; Rama: Gjurmë historike!

24/06/2018 11:31

Përmes një ceremonie të organizuar këtë të dielë në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë prezantuar çmimin e fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal të Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e sheshit dhe shprehu kënaqësinë e tij për çmimin e fituar, duke thënë ndër të tjera se, pavarësisht kundërshtive të ndryshme, “në vitet në vijim ndoshta do të festojmë edhe çmime që mund të fitohen për stadiumin Arena Kombëtare apo edhe për Teatrin Kombëtar”.

Ndërkohë, kryeministri Rama falënderoi të gjithë, nga arkitektët te zbatuesit, dhe e quajti trofeun europian të sheshit “Skënderbej” fryt të një vizioni, pasioni e pune të mundimshme të shumë njerëzve, që dhanë më të mirën e tyre duke lënë një gjurmë domethënëse në historinë e Tiranës moderne, që po bëhet dita-ditës një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët europianë.

Top Channel