Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

STARTOJNË NDESHJET E FUNDIT NË GRUPE
Botërori nis sot xhiron e tretë të ndeshjeve në grupe, ku spikat takimi Uruguaj-Rusi, për kreun e grupit. Arabia Saudite luan me Egjiptin. Irani me Portugalinë dhe Spanja me Marokun

HONDA I SHËNON TË GJITHË KONTINENTEVE
Japonia mori një barazim të rëndësishëm në përballjen me Senegalin, ndërkohë Keisuke Honda bëhet i pari futbollist japonez qe i shënon skuadrave nga të gjitha kontinentet

EL HADARY PËR REKORD BOTËROR

El Hadary portieri 45 vjeçar i Egjiptit mund të vendosë rekordin e lojtarit më të vjetër qe aktivizohet në Botëror, nëse do të luajë në ndeshjen e fundit ndaj Arabisë Saudite

BRAZIL-KOSTA RIKA REKORD SHIKUESHMËRIE
Brazil-Kosta Rika është ndeshja më e ndjekur në televizion. Nga Brazili raportohet se gjatë ndeshjes kanë qenë 55.87 milionë njerëz përpara televizorit

FALCAO SHËNON GOLIN E PARË ‘BOTËROR’

Radamel Falcao edhe pse numëron 30 gola në karrierë me Kolumbinë, goli ndaj Polonisë është i pari për të në një Kupë Bote

Top Channel