E martë, 08 Maj 2018
21:35
Shurupi i të droguarve, mbyllen tre prodhues në Nigeri

Autoritetet nigeriane mbyllën tre kompani farmacetutike në vend pasi një hetimi të BBC për varësinë nga shurupi i kollës që përmban kodeinë.

20:52
Në Shkodër peshku shitet në rrugë si i freskët, në kushte skandaloze – VIDEO

Insekte nga më ta ndryshme, i ekspozuar totalisht ndaj pluhurit, krapi në Shkodër shitet në rrugë si i freskët.

20:44
Ja si transportohet buka në Tiranë, jashtë çdo kushti higjenik – VIDEO

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme kushtet në të cilat transporohet buka në kryeqytet nga furrat në dyqane.

20:39
Trump vendos, Amerika tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Siç kishte premtuar dhe duke trazuar mjaft ujërat në botë, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga pakti bërthamor me Iranin.

20:31
Siguria ushqimore/ Data e skadencës së produkteve nuk zgjat as sa boja e votimit

Menjëherë pas denoncimit nga ana e emisionit Fiks Fare mbi cilësinë e miellit dhe grurin që përdorim në vendin tonë që është ushqim për kafshët, kanë reaguar vetë qytetarët. Ata kanë dërguar pranë redaksisë së emisionit video ku denoncohet me figure dhe audio siguria ushqimore. Datat e kadencave të mallrave fshihen lehtësisht duke qenë kështu mjaft të manipulueshme edhe aspak të besueshme.

20:28
Koncerti në Tiranë, Rita Ora: Mezi pres të festoj me ju

Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.

20:12
Kroçera që i ka të gjitha, edhe helikopterin e nëndetësen

Të udhëtosh përreth globit me kroçerë është diçka që përjetohet rrallë në jetë, e për ta bërë sa më të paharrueshme këtë eksperiencë ofrohen gjithnjë e më tepër luks në këto super anije.

20:12
Ekstradohet Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit

Pas 19 vitesh, Izet Haxhia rikthehet në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

20:04
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, kompania e mbron – VIDEO

Është bërë shumë e diskutuar një video e shpërndarë në një linjë pasagjerësh në Singapor, në të cilën duket se shoferin e mjetit po e zë gjumi.

19:55
Librat e rrallë për Skënderbeun; Britanikja 91 vjeçare, në 30 vite bleu botimet për heroin

Ajo ka koleksionin më të pasur në botë dhe më të plotë mbi figurën e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Patricia Nugee (Patrisia Nuzh), britanikja 91 vjeçare, ka ende shumë energji për ta çuar këtë koleksion nga një shtet në tjetrin me qëllimin që e gjithë bota të njihet me historinë e tij.

19:51
Përmbyten, por nuk vaditen

Fshati Çerven në Fier përmbytet, por sërish ujë për tokat bujqësore nuk ka. Kanali vaditës është dëmtuar.

19:45
Kullë betoni 36 metra e lartë në Divjakë

Parku Kombëtar i Karavastasë në Divjakë po bëhet me një kullë të lartë betoni prej 36 metrash.

19:43
Grabitet sekreti hetimor, çanta me materialet e Prokurorisë iu rrëmbyen korrierit

Korrespodenca sekrete e Prokurorisë së Durrësit e sapo tërhequr nga posta është grabitur pak metra larg organit të akuzës, pas një sulmi nga persona të paidentifikuar.

19:41
Allegri zbulon të ardhmen në fund të sezonit

Ndërsa Juve ka vënë njërën dorë te titulli kampion dhe duhet të luajë finalen e Kupës të mërkurën në mbrëmje kundër rivalëve të Milanit, misteri mbetet për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri, shumë i kërkuar kohët e fundit nga shumë klube evropiane.

19:40
Rishfaqet antraksi; Zbulohen dhe groposën 20 lopë të infektuara

Antraksi, sëmundja e rrezikshme që prek kafshët e mëdha si lopët nuk është zhdukur ende në Shqipëri. Në një periudhë prej disa muajsh këtë vit janë regjistruar 23 raste të kafshëve të prekura.

19:32
Garat në ‘Taekwondo’; 1 mijë sportistë ‘ndezin’ Tiranën

Në më pak se një vit nga ndërtimi i tij, Parku Olimpik në Tiranë është kthyer në qendrën më të madhe të sporteve. Ky park mikëpriti gjatë fundjavës edicionin e 7-të të Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-s, ku morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 11 vende të botës.

19:28
Fantazma tmerron familjen, filmohet nga kamera – VIDEO

Nuk janë të paktë personat që besojnë në ekzistencën e fantazmave apo demonëve, por ky nuk ka qenë rasti i një familjeje në Kent të Britanisë që janë habitur kur në shtëpinë e tyre kishte disa lëvizje të pashpjegueshme.

19:14
Grabitja e postës në Durrës, Alibeaj: Dëshmia se shteti dhe krimi janë një i vetëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me grabitjen e postës ditën e sotme në Durrës, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

19:14
Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e Kosovës

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e përfaqësueses kosovare të futbollit, Arbër Zeneli. 23-vjeçari, që është pjesë e Heerenvenit në kampionatin holandez, shihet si një prej objektivave të kësaj vere.

19:11
10 gjërat që femrat pëlqejnë më tepër tek një mashkull

Një mashkull do të ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të arritur në zemrën e një femre, por në shumicën e rasteve ata janë duke bërë gjënë e gabuar.

19:00
Çfarë është projekti “Një brez, një rrugë”?

Vitin e shkuar, Presidenti i Kinës, Xi Jingping, mirëpriti 29 udhëheqës botërorë në Pekin që të përurohej nisma “Një brez, një rrugë”, që është në fakt lëvizja e tij më ambicioze në politikën e jashtme.

18:57
Bushati: Të rinjtë oponentët e vërtetë të punës tonë dhe testi final i reformave

“Për Shqipërinë, projekti europian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes”.

18:50
Mashkulli që femrat do të donin të lidheshin, por jo të martoheshin

Meshkujt që shfaqin pasurinë e tyre janë më tërheqëse sesa djemtë modestë, ky është rezultati i një sondazhi tek 233 femra të pyetura se me kë do të preferonin një lidhje afatshkurtër.

18:50
Flamurtari-Laçi, fusha e lojës kthehet në mister!

Përballja mes Flamurtarit dhe Laçit përfaqëson vetëm një nga sfidat që do të zbulojnë pjesërisht ekuacionet për ekipin që do të bjerë nga kategoria Superiore, pasi në luftë janë të paktën 4 skuadra në rrezik real.

18:27
Kush ishte Meghan para lidhjes me Princin, zbulohen fotot

Mikja më e mirë e Meghan Markle ka zbuluar disa foto të reja të aktores amerikane para takimit të saj të parë me Princin britanik.

18:22
TopAwards/ Unikkatil çmend Zvicrën dhe kap kreun në “The Top List”

Unikkatil ka bërë një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Pas rreth një viti mungese në treg, reperi i dashur i publikut shqiptar është rikthyer me dy projekte muzikore, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

18:16
Vullkanet më vdekjeprurës në botë – FOTO

Shpërthimet vullkanike kanë shkaktuar miliona viktima ndër shekuj, kjo edhe për shkak të mungesës së informacionit nga njerëzit, shumica e të cilëve në antikitet besonin se ato ndikoheshin nga humori i Perëndive, duke mos marrë masa për evakuime.

18:16
Dhuna në Meksikë, klounët: Na ka lënë pa punë

Klounë të veshur me të bardha marshuan në rrugët e Akapulkos në Meksikë, duke kërkuar fundin e valës së dhunës në qytet.

17:51
Dështon miqësorja me Kosovën, Duka: Po kërkojmë tjetër mundësi

Pavarësisht një pakti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologëve të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë. Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin e se cënon sigurinë.

17:41
Momente spektakolare nga bota e sportit – FOTO

Sporti dhuron emocione të jashtëzakonshme dhe kjo ngjall një vëmendje mjaft të madhe në mbarë rruzullin.

17:39
TopAwards/ Elvana Gjata dorëzon fronin!

Prej 7 javësh, Elvana ka mbajtur kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por kjo javë ka rezultuar fatale për këngën “Xhelozi” të këngëtares.

17:28
Rama: Ankohen për rritjen e taksave, ata që nuk paguajnë taksa

Qeveria e vazhdoi në Laç turin e llogaridhënies, ku i pranishëm ishte e edhe Kryeministri Rama.

17:18
Plagosi 4 persona me thikë para Presidencës, arrestohet

Pak orë pas ngjarjes, një 20-vjeçar i dyshuar si autori i plagosjes së katërfishtë paraditen e së martës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është arrestuar nga efektivët e policisë

17:15
Këngëtarja shqiptare “trondit” “Instagramin” – FOTO

Këngëtarja nga Kosova, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku synon një karrierë ndërkombëtare, duket se sapo ka nisur sezonin veror.

17:09
Izet Haxhia ekstradohet sot nga Turqia

Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia. Mësohet se Haxhia do të mbërrijë në “Rinas” rreth orës 20:00.

17:01
Frikë nga shpërthimi i vullkanit, 270 tërmete në një javë

Një valë e pabesueshme tërmetesh janë ndjerë pranë Tenerifes dhe Gran Canarias që nga 29 prilli.

16:43
10 mijë euro në lojë, foto mahnitëse nga National Geographic

Si çdo vit National Geographic zhvillon konkurse për fotot më të bukura në shumë dimensione, nga natyra tek kafshët.

16:42
“Bomba” 50 vjeçare, Pamela Anderson! (FOTO)

Pamela Anderson ka vërtetuar edhe njëherë se është një nga personazhet e famshëm me trup më të bukur.

16:17
Grabitja e postës, Prokuroria e Durrësit për TCH: S’ka materiale që klasifikohen si sekret shtetëror

Pas kërkesës së Top Channel për informacion të mëtejshëm për grabitjen e materialeve, është përgjigjur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrësit.

15:52
Rama “përvesh mëngët”! Aksion pastrimi në plazhin e Shëngjinit

Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht në një aksion simbolik për pastrimin e plazhit të Shëngjinit.

15:45
34-vjeçari dhunohet në Komisariat, policia e mohon

Një 34-vjeçar akuzon Policinë e Korçës se e ka dhunuar atë gjatë shoqërimit si të dyshuar për një sërë vjedhjes.

15:43
Në rrugë mungojnë tabelat! Policia tregon akset e rrezikshme në prag sezoni turistik

Shqiptarët po humbin jetën në rrugë jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por edhe për shkak të gjëndjes së akseve.

15:39
Tifozët shajnë në kor Iulianon, disiplina gjobit Interin

Tifozët nuk harrojë, edhe pse kanë kaluar plot 20 vjet nga ngjarja e shëmtuar 26 prillit 1998, kur Iuliano pengoi Ronaldon dhe arbitri Ceccarini nuk akordoi penallti në favor të Interit: tifozët zikaltër knë sharë në kor të dielën trajnerin e dytë të Udinezes, Mark Iuliano.

15:16
Qytetarët denoncojnë shpyllëzimin në Tiranë-Elbasan

Banorët e fshatit Bërzhitë denoncojnë masakrën e pyjeve që po ndodh në buzë të autostradës Tirane–Elbasan.

15:16
Rruga e baltës, i shkatërruar tërësisht aksi që lidh zonën industriale

Rruga e unazës së Vlorës e cila lidh zonën industriale me atë të Zvërnecit është e amortizuar.

15:13
Konflikti për ilaçet e rimbursueshme, në farmaci ka mungesa

Ndonëse para pak ditësh hyri në fuqi lista me barna e rimbursueshme 9 prej tyre disa prej të cilave alternativa të vetme dhe të para mungojnë nëpër farmaci.

15:12
Tiranë-Durrës do 15 milionë euro, qeveria nuk ka parà

Tiranë-Durrës, segmenti rrugor me trafikun më të lartë në Shqipëri është thuajse tërësisht i shkatërruar. Mungesa e mirëmbajtjes për shumë vite ka bërë që rruga të degradojë duke u bërë burim trafiku por edhe aksidentesh.

15:10
Tender për të hapur rrugën Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet që shumë shpejt të çelë tenderin për të hapur korsinë e bllokuar në rrugën Tiranë-Elbasan.

15:08
Ujësjellësit, kusht për rikandidim për kryetar bashkie

Qeveria kërcënon ujësjellësit që nuk janë rentabël me ndërprerje të financimeve, madje kjo do të bëhet me ligj.

14:50
Grabitet korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit, sulmohet korrieri

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur materialet e Prokurorisë së Durrësit.

14:41
Mourinho, 800 mijë euro për të mbyllur gjyqin për evazion fiskal

Jose Mourinho është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me organet tatimore spanjolle, për mbylljen e procesit gjyqësor në lidhje me evazionin fiskal, të kryer me fshehjen e të ardhurave nga e drejta e imazhit në periudhën 2011-2012, kur ai ishte trajner i Realit të Madridit.

14:34
Samiti i Sofjes, finesë diplomatike për të shmangur dështimin

Frika se Samiti i Sofjes mund të dështojë për shkak të Kosovës shfaqet sërish.

14:33
Edhe Meta fajëson KLD: Mbrojti gjyqtarët me shkelje flagrante

Presidenca ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë, që akuzoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po mbron gjyqtarët e korruptuar.

14:25
Bosnje, zgjedhje presidenciale e parlamentare më 7 tetor

Bosnje-Hercegovina do të mbajë zgjedhje presidenciale e parlamentare më 7 tetor, megjithëse udhëheqësit rivalë të etnive të ndryshme nuk kanë rënë ende dakord mbi rregullat e votimit për dhomën e ulët të Parlamentit të Federatës boshnjako-kroate.

14:07
Kokainë mes frutave dhe perimeve, arrestohet pronari shqiptar i një dyqani në Itali

Dyqani i fruta-perimeve ishte qendra e shpërndarjes së kokainës. Sipas mediave italiane në Rimini është organizuar operacioni antidrogë i koduar “Frutta market”, ku në pranga janë vënë gjashtë persona.

13:57
Vasili: Ministria e Shëndetësisë është kthyer në pazarxhie barnash

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar ministren e Shëndetësisë se nuk merret me epidemitë, por me pazar barnash.

13:52
Kim Jong-un ndalet për të dytën herë në Kinë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është takuar me homologun e tij kinez, Xi Jinping në qytetin verilindor kinez të Dalianit, në një vizitë të panjoftuar më parë dyditore, nga e hëna e deri më sot.

13:42
Vuçiç “çon” Kosovën në Rusi. Në Beograd flitet për “aksion” për Luginën e Preshevës

Aleksandar Vuçiç është presidenti i parë, që do t’ia përcjellë nga afër urimet për mandatin e ri, homologut rus Vladimir Putin.

13:40
Aksident në Pogradec- Qafë Thanë, plagoset fëmija dhe dy shoferët

Dy drejtues mjetesh të plagosur dhe një fëmijë, rreth dy vjeç, është bilanci i një aksidenti në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë.

13:36
Itali, mafia po investon paratë në lojëra fati e agjenci bastesh sportive

Prokurori i Catanzaros, Vincenzo Luberto thotë se paratë e klaneve mafioze po investohen në baste.

13:27
Vettel tundohet nga Formula E: Do ta provoja një ditë

Kurioziteti për kampionatin e Formulës E po rritet dita-ditës, e këtë e kanë shfaqur edhe pilotë të kompeticionit më të rëndësishëm të garave automobilisitike, Formulës 1.

13:22
Makina përplaset me shtyllën, plagoset lehtë nëna e shoferit

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të lagjes “Frutore”, ku një grua është plagosur.

13:21
Morata i mërzitur nga Londra, Juve kërkon ta rikthejë në Torino

“Gjithçka nisi shumë mirë, por tani nuk dal dot nga shtëpia. Tifozët më ofendojnë në rrugë pa e ditur se ç’kam hequr unë këto kohë”.

13:19
Skuadrat me vlerën më të lartë të botës (Foto)

Observatori “CIES” i Futbollit ka vlerësuar çdo lojtar në çdo ekip të 5 kampionateve kryesore në Europë, për të dalë në konkluzionin sesa vlejnë skuadrat në tregun aktual, bazuar në faktorë të tillë si mosha e lojtarëve, niveli i paraqitjeve dhe kohëzgjatja e kontratave.

13:15
Griezmann drejt Barçës, Atletico marrëveshje me Cavanin

Me Antoine Griezmann që duket se i ka marrë valixhet në krah dhe Atletico Madrid është duke menduar zëvendësuesin e tij. Dhe emri vjen nga Franca: Edinson Cavani pritet që të zëvendësojë francezin në radhët e madrilenëve.

13:10
Agro-turizmi si hotelet, Rama: Ulje në 6 për qind të TVSH-së

Nga Lezha, Kryeministri njoftoi uljen së shpejti të taksës për biznesin e agro-turizmit. Skema që do të aplikohet do të jetë e ngjashme me atë për hotelet me 4 dhe 5 yje.

12:53
Ministrat e Brendshëm të BE mblidhen në Tiranë

Takimi i ardhshëm i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë.

12:51
Veliaj: Liqeni Artificial ka marrë certifikatën e pastërtisë

Moli i parkut të Liqenit është rehabilituar me mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe është një vepër që i kushtohet themeluesit të kësaj organizate, Henry Dunant.

12:31
“Muzaka” i heq 3 pikë Tiranës, pa rrezikuar ngjitjen në Superiore

Tiranës i janë hequr 3 pikë për mosshlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit, ish-futbollistit bardheblu Gjergji Muzaka.

12:30
Kriza në Itali, analisti De Luca: Ja arsyet e dështimit të bisedimeve

Partitë politike në Itali nuk arritën dot marrëveshjen për të pasur një qeveri pas zgjedhjeve të marsit. Për të zhbllokuar krizën, presidenti Mattarella propozoi një qeveri të përkohshme, por që nuk u pranua nga partitë politike dhe pritet që vendi të shkojë me shumë gjasë në zgjedhje.

12:27
Refuzoi shkarkimin e gjyqtarëve, Qeveria: KLD po mbron korrupsionin!

Ministria e Drejtësisë ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që rrëzoi tre kërkesat e këtij institucioni për shkarkimin e tre gjyqtarëve.

12:23
Komposto dhe turshi pa higjienë, bllokohet nga AKU subjekti në Shkodër

Një gjobë prej 24 milionë lekësh të vjetra dhe mbyllje të aktivitetit ka vendosur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për një subjekt në Shkodër, që merrej me prodhimin e kompostove dhe turshive.

12:22
Papunësia në Gjirokastër, shkak për lëvizjen e popullsisë

Semina Abazi përfaqëson një grup të rinjsh në Gjirokastër që zgjodhën të protestojnë në sheshin përpara Bashkisë së Gjirokastrës për mungesën e politikave që nxisin punësimin dhe qëndrimin e të rinjve në qytet.

12:20
Armeni, kreu i opozitës zgjidhet kryeministër

Udhëheqësi i opozitës, Nikol Pashinyan është zgjedhur në postin e kryeministrit të Armenisë këtë të martë, duke i dhënë fund një revolucioni paqësor të shoqëruar me protesta masive ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në ish-republikën sovjetike.

12:17
Horoskopi/ Si sillet çdo shenjë kur është e zemëruar – Foto

A keni menduar ndonjëherë se astrologjia mund të ndikojë në mënyrën tuaj të të menduarit? Edhe nëse duket absurde, ndodh. A keni përjetuar ndonjëherë një zemërim ekstrem dhe jeni përpjekur ta fshihni derisa të shpërthejë?

12:16
Dita e Talasemisë, Meta: Të mposhtim indiferencën, solidarë për të dhuruar gjak

Kreu i shtetit Ilir Meta dhe stafi i Presidencës kanë dhuruar gjak në Ditën Botërore të Talasemisë. “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”, është apeli i presidentit Meta.

12:14
Kokëdhima i përgjigjet ambasadorit Lu. Ish-deputeti: Lajthitje përmendja e emrit tim

Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu përmendi me emra disa politikanë që nuk janë më në skenën politike, pas denoncimit në media. Ndër ata ishte edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i cili iu përgjigj ambasadorit. Kokëdhima e quan një lajthitje dhe tha se heqja e mandatit të tij ishte një komplot i gjykatësve me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

12:12
Sherr para Presidencës, plagosen me thikë katër të rinj

Katër të rinj janë konfrontuar me njëri tjetrin në një sherr verbal që ka përfunduar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, përballë Presidencës.

11:46
Të dhënat personale, Vokshi: Rama, Nikolla dhe Manastirliu të pezullohen nga detyra

Pavarësisht se ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë u tërhoqën nga urdhri i tyre për kartat e identitetit të qytetarëve, Partia Demokratike ka depozituar në prokuroi një kallëzim penal ndaj tyre dhe kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre.

11:46
Të kamufluar si “hacker”-a të ISIS, ishin rusët që kërcënuan gratë e ushtarëve amerikanë

Bashkëshortja e një ushtaraku, Angela Ricketts ishte zhytur në vaskë në shtëpinë e saj në Kolorado, duke shfletuar disa nga kujtimet e saj, kur papritur një mesazh i del në “iPhone”-in e saj nga disa “hacker”-a, të cilët e kërcënonin se do t’i therrnin të gjithë pjesëtarët e familjes.

11:36
Disiplina, me “dorë të hekurt” ndaj Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit mori masa të forta ndëshkuese ndaj skuadrës së Flamurtarit dhe drejtuesve të saj, për dhunën e shfaqur ndaj arbitrave në përfundim të ndeshjes me Vllazninë.

11:33
10 makinat më të shtrenjta të shitura këtë vit (Foto)

Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 muaj nga viti 2018, dhjetra milionë dollarë janë hedhur për makina klasike dhe të veçanta nga klientë që problemin e vetëm me paratë e kanë se ku t’i shpenzojnë ato.

11:32
Bushati: Nuk kemi iluzione se hapja e negociatave na zgjidh problemet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm parlamentar se rruga para e Shqipërisë tashmë është vendimi i rëndësishëm i qershorit, për të cilën diplomacia shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me vendet e BE.

11:16
Një universitet “i ri” Bujqësor për Tiranën

Nga një vend simbol i informalitetit, Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një tempulli të vërtetë të dijes në vend. Pas lirimit të hapësirave publike, Bashkia e Tiranës po ndërhyn në të gjithë rrjetin e rrugëve dhe lulishteve të këtij universiteti.

11:14
Italia gjen trajner. Mancini do të rikthejë edhe Balotellin

Roberto Mancini do të jetë me të gjitha gjasat trajneri i ri i Italisë. Akordi mes trajnerit dhe drejtuesve të Federatës italiane të Futbollit (FIGC) është arritur, por mbetet të merret edhe “drita jeshile” nga ana e klubit rus të Zenitit të Shën Pjetërburgut.

11:13
A ka fruta dhe perime me hormone në treg?

Çdo ditë, teksa duhet të përzgjedhim frutat apo perimet që konsumojmë, jemi përballë rrezikut të atyre që janë të kontaminuara me pesticide. Është shumë e vështirë që të dallojmë nëse po konsumojmë produkte bio apo ato me hormone.

11:02
Ferguson del nga koma, komunikon me familjarët

Nga Anglia vijnë lajme të mira në lidhje me Sir Alex Ferguson.

10:58
Serbia nis negociatat me FMN, por ministri i Financave dorëhiqet

Ministri serb i Financave, Dusan Vujoviç ka dhënë dorëheqjen, një ditë pasi Serbia nisi bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi programin e ri të financimit.

10:53
Rama: Ne nuk ndajmë jug-veri, më shumë projekte nga Tirana e lart

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Lezha se punimet për rrugën e Arbrit do të nisin në fund të majit dhe nuk do të ndalen deri në përfundimin e projektit. Ai foli dhe për projekte të tjera infrastrukturore, si aksi Thumanë-Kashar, dhe në qarkun e Lezhës, aksi Milot-Balldren-Shëngjin-Velipojë.

10:41
“ATP Madrid Masters”, kualifikohen Djokoviç e Raoniç

Novak Djokoviç e nis mbarë Turneun Masters të Madridit.

10:34
Nudo në konferencën për shtyp!

Mark Williams fitoi titullin e tretë kampion bote në bilardo, plot 15 vite pas triumfit të dytë, duke mposhtur në finale rivalin John Higgins.

10:29
Vendimi shtetëror bëhet shkak i lindjes së një konflikti për ullinjtë

Kishte mbjellë ullinj në tokën shtetërore që kishte zaptuar. Shteti vendos që këtë tokë t’ja japë me qira dikujt tjetër 2 vite më vonë, duke u bërë shkak në lindjen e një konflikti.

10:24
Bie nga rimorkio e zetorit, dëmtohet në kokë 7-vjeçari

Një 7-vjeçar është aksidentuar duke rënë nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në fshatin Karkavec të Prrenjasit.

10:18
Prokuroria e pyet, shoferi i Tahirit nuk ndryshon dëshmi

Në valën e hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria mori në pyetje shoferin e tij Gentian Ceka, i cili prej shtatë muajsh është nën hetim pasuror së bashku me një rreth të ngushtë personash të dosjes “Habilaj-Tahiri”.

10:17
Dita e gjykimit, Trump vendos mbi paktin me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump do të shpallë këtë të martë vendimin nëse do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, apo do të qëndrojë edhe më tej në të, duke punuar me aleatët europianë që përkundër mendimit të tij, thonë se ajo ka ndalur me sukses ambiciet bërthamore të Iranit.

10:16
Rrëzohet helikopteri rus në Siri, vdesin dy pilotët

Një helikopter ushtarak rus është rrëzuar në Sirinë Lindore duke lënë të vdekur që të dy pilotët që ndodheshin në të.

10:09
Bentley Continental GT, luks i rafinuar (Foto)

Bentley ka nxjerrë në treg makinën e parë Continental GT në vitin 2003 dhe që atëherë ka shitur 70 000 njësi të këtij modeli, gjë që e ka bërë më të suksesshmin e historisë së markës.

10:09
Pistoletë lodër dhe hashash, adoleshenti në kërkim nga policia

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. Policia ndërhyri menjëherë në një konflikt ku ishte përfshirë adoleshenti, duke shmangur përshkallëzimin e ngjarjes.

10:00
“Play off”-et e NBA, Cleveland kualifikohet në finalen e Lindjes

Cleveland është skuadra e parë finaliste e Konferencës së Lindjes, në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

09:59
Britani, fushatë për “zhdukjen” e pecetave të lagura

Pecetat e lagura, zakonisht të përdorura për të fshirë gishtat pasi janë bërë pis me ndonjë lëndë ngjitëse, apo heqjen e “make up”-it të syve, sikurse edhe për pjesë të tjera të trupit veçanërisht te bebat e vegjël, ndoshta do të duhet të zhduken edhe vet nga qarkullimi në dy dekadat e ardhshme.