Ndërhyrja në Tiranë Durrës, ARRSH: Të mërkurën devijohet trafiku në Shkozet

26/06/2018 15:35

ARRSH njofton se përfundoi ndërhyrja në segmentin Ura e Dajlanit- Mbikalimi i Shkozetit.

Aktualisht, i gjithë aksi Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë është i hapur për qarkullimin e mjeteve.

Ditën e nesërme, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Shkozet-Sukth dhe do devijohet trafiku në Shkozet.

Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segment të përfundojë në orën 24:00 të ditës së nesërme.

Top Channel