“Telenovela” Chelsea-Sarri-Napoli, në lojë edhe David Luiz

26/06/2018 13:44

Në ditët në vijim aksi Napoli-Londër pritet të nxehet së tepërmi. Kjo jo vetëm për çështjen e transferimit të Maurizio Sarrit në “Stamford Bridge”, për të marrë drejtimin e Chelsea, por edhe sa i përket lëvizjeve të lojtarëve.

Përveç londinezëve, të cilët kanë shënjëstruar disa lojtarë të të kaltërve, edhe këta të fundit duket se kanë vendosur objektivat e tyre.

Një prej lojtarëve që ndiqet me kujdes është mbrojtësi, David Luiz, për të cilin presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro. David Luiz pëlqehet shumë nga trajneri Ancelotti, ndërkohë që në ditët në vijim pritet dhe oferta zyrtare për të.

Top Channel