Paloka reagon ndaj Ballës: Akuzën në prokurori për Bashën pse nuk e bën që sot?

26/06/2018 12:48

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ndaj Taulant Ballës, i cili më herët u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me eurot e kapura ditën e diel në portin e Durrësit, ndërsa tha se ishte Lulzim Basha ai që ka lidhje me bandën e krimit dhe këtë do ta bëjë të ditur ditën e enjte në Kuvend.

Paloka thotë se Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste, ndërsa më pas nge edhe disa pyetje për të. Ai drejtohet Ballës, duke i thënë se pse nuk e bën që sot akuzën në prokurori ndaj Bashës, por pret.

“Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota??? Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyota-s, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn”, mbyllet reagimi i Palokës.

Top Channel