Dy helikopterë “Black Hawk”, me qindra ushtarë e policë, me pajisjet më të fundit e me automjete të krijuara me gardhe për të shtyrë njerëz, u mblodhën nga autoritetet austriake në kufirin me Slloveninë.
Nga një gol në secilën pjesë, në një ndeshje të dyluftuar në fushë, por aspak të diskutueshme për rezultatin, bëjnë që Brazili të presë biletën për në raundin e 1/8-ave të Botërorit, ku e pret tashmë një rival i njohur amerikano-latin si Meksika.
Zvicra dhe Kosta Rika u ndanë në barazim 2-2 në ndeshjen e fundit të grupit E, duke plotësuar secila skuadër objektivin që kishte përpara kësaj ndeshjeje.
Në një mjet tip rulotë janë sekuestruar mbrëmjen e së mërkurës në doganën e Qafë Botës, në Sarandë, mbi 400 kg drogë.
Qeveria franceze ka prezantuar planet për rikthimin e shërbimit kombëtar për të gjithë 16-vjeçarët. Këtë ide, presidenti Emmanuel Macron e kishte shpërfaqur edhe gjatë fushatës, me argumentin për të promovuar ndjenjat e shërbimit qytetar dhe unitetit kombëtar mes të rinjve francezë.
Rruga e Kombit, megjithëse u kushtoi shqiptarëve 1.3 miliardë dollarë, vijon të marrë parà nga buxheti i shtetit. Gabimet në projektim dhe zbatim, krahas dëmit ekonomik kanë shkaktuar dhjetëra aksidente me pasojë vdekjen.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw është duke menduar seriozisht për të ardhmen e tij, pasi kampionët në fuqi të botës u shkurorëzuan shumë shpejt, duke u eliminuar që në fazën e grupeve pas humbjes 2-0 me Korenë e Jugut.
Gabi largohet nga Atletico Madrid. Kapiteni i bardhekuqve do të vazhdojë aventurën e tij në Katar, aty ku luan edhe Xavi, ish-kapiteni i Barcelonës.
Pamje apokaliptike vazhdojnë të vijnë nga Anglia, ndërkohë që banorët evakuohen.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Ushqimet e përpunuara dhe mënyra sesi po i ushqejmë fëmijët po u dëmton jo vetëm dhëmbët, por ka nisur t’u krijojë atyre shtrembërime të nofullave.
Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 9 të dyshuarve si trafikantë droge me 131 vite burgim në total. Të gjithë të akuzuarit përfaqësojnë një rrjet të trafikut të heroinës, e cila vinte nga Turqia dhe hynte në Ballkan përmes Kosovës, për t’u shpërndarë më pas nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në kulmin e diskutimeve për vettingun, Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë në atë kohë, do të denonconte: Ka një tendencë, po punohet si për ditë të fundit!
Favoritet e mëdha të Botërorit po arrijnë me vështirësi objektivat e tyre… përveç Gjermanisë.
Taleedah Tamer është modelja e parë nga Lindja e Mesme që do të parakalojë në një pasarelë, gjatë Javës së Modës në Paris.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padinë ndaj Lulzim Bashës për “nxjerrje të sekretit hetimor”.
Me t’u kthyer në Shqipëri, Edi Rama mblodhi në Kryeministri ekipin e tij qeveritar dhe grupin parlamentar socialist, para të cilëve mbrojti vendimin e vendeve anëtare në lidhje me çështjen e negociatave me BE-në.
Kasapët në Francë i kanë kërkuar qeverisë t’u sigurojë mbrojtje policore nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, me justifikimin se siguria e tyre është e kërcënuar dhe se vegjetarianët po përpiqen të imponojnë mbi kombin një stil jetete pa mish.
28-vjeçarja Alexandria Ocasio-Cortez tronditi Partinë Demokratike duke mposhtur në zgjedhjet paraprake, ose ato brenda partisë, një nga përfaqësuesit e Nju Jorkut në dhomën e ulët të Kongresit.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.
Kampionët e Botës në fuqi i dhanë fund këtë të mërkurë mbretërimit të tyre. Gjermania u mposht 2-0 nga Koreja e Jugut në minutat shtesë të lojës.
Suedia ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Meksikës, duke kaluar në raundin me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”, ashtu si edhe Meksika që përfitoi nga humbja surprizë e Gjermanisë ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-0.
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë rënë dakord mbi vendin dhe kohën e një samiti mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar rus këtë të mërkurë, pas bisedimeve të mbajtura në Moskë mes presidentit Putin dhe këshilltarit të Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.
Një gjykatë kineze dënoi me vdekje në një fushë sportive, përpara qindra personave, dy trafikantë droge dhe ekzekutimi u krye po në këtë qendër sportive, në Haikou, në provincën e Hainanit.
Simboli i shqiponjës pushtoi mediat botërore pas ndeshjes Zvicër-Serbi, kur dy lojtarët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky raport pritet të dëshmojë nëse Kosova i ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Milani dënohet me një vit mospjesëmarrje në kupat e Europës, nëse kualifikohet në një të tillë në dy sezonet e ardhshme. I pritshëm, e ndoshta edhe shumë i ashpër, ky është vendimi i dhënë nga Komisioni gjykues i UEFA-s, i cili nuk ka bërë as tolerimin më të vogël ndaj shoqërisë kuqezi nga rruga “Aldo Rossi”, duke i ndëshkuar me dënimin maksimal të mundshëm.
Një shtresë boje mund të bëjë shumë për të ndryshuar një ambient të brendshëm, por kur bëhet fjalë për skulptura historike, rezulton që është më mirë që puna t’i lihet në dorë ekspertëve.
Pavarësisht se koha nuk po premton, kjo nuk i pengon pushuesit britanik të festojnë në jugun shqiptar.
Në fillim të muajit qershor në rrugën pranë Shëngjinit për pak ndodhi një tragjedi. Shkëmbi që u rrokullis nga mali preku fundin e autobusit.
Shkëlqim Dushku dhe e gjitha familja e tij në fshatin Jagodinë të Elbasanit janë të punësuar në bujqësi.
Ndotja në ajër, një nga burimet kryesore ka shkarkimet nga automjetet. Sipas të dhënave që disponon Policia Rrugore nga 694 808 automjete të regjistruara në Shqipëri, 34 965 prej tyre janë ndëshkuar për “moskryerje të kontrollit teknik” për vitin 2017, ndërkohë që në 2016 numri i mjeteve që qarkullonin pa kaluar kolaudim ka qenë më i lartë, 51 146.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare Durrës dhe krimit ekonomik.
Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në lidhje me negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kreu i diplomacisë Ditmir Bushati thotë se Tirana zyrtare e lexon këtë vendim njësoj si vendet anëtare të Unionit.
Duke shtyrë vendimin për Shqipërinë për votim në 2019, Bashkimi Europian përveç kushteve të renditura, u ka dhenë dhe një vit kohë kundërshtarëve politike në Shqipëri që të sulmojnë njëri-tjetrin si pengesë për integrimin europian.
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e Bulqizës. Edhe në pedonale tufat e qenve janë prezent, duke shtuar frikën e banorëve. Në jo pak raste qentë kanë kafshuar edhe fëmijët.
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, mbështetës i hapur i shqiptarëve, ka treguar me një gjest të thjeshtë se anën e kujt mban, edhe në rastin e gjobitjes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga Federata ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) për mënyrën sesi e festuan fitoren, duke bërë shenjën e shqiponjës.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë vlerësime pozitive dhe mbështetje të plotë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës gjatë takimeve zyrtare që ka zhvilluar në Strasburg me zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropës.
Më shumë se 30 shtëpi janë evakuuar ndërsa një zjarr i madh vazhdon të përhapet në Manchester.
Një grup prej 65 artistësh kanë nënshkruar një letër të hapur dërguar krerëve më të lartë shtetërorë, ku shprehin dakordësinë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim si jo zakonisht të gjatë me Papa Franceskun, me të cilin diskutuan mbi çështjet e emigracionit, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe të ardhmen e unitetit të Evropës.
Argjentina nuk po gjen paqe as pas fitores me Nigerinë 2-1 që e kualifikoi për në 1/8 e finaleve.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të vihet nën mbrojtjen e shërbimit sekret, nga e mërkura. Vetë shërbimi sekret nuk ka bërë komente, duke thënë për CNN vetëm se për qëllime sigurie shërbimi sekret nuk i komenton operacionet e tij.
Harry Kane mban në ankth tifozët e Anglisë.
Lëvizja e parave të paligjshme në kufijtë e jashtëm të saj e ka vënë në lëvizje BE-në. Shumat “cash” që qarkullojnë prej grupeve kriminale paraqesin një kërcënim për sistemin financiar dhe tregun e brendshëm, e kjo e ka shtyrë krahun ekzekutiv të bllokut, Komisionin Europian, të përmirësojë direktivën ekzistuese, duke e plotësuar me një rregullore të re.
Në Grupi E ka ndeshje interesante ku asgjë nuk është e sigurt
Diego Armando Maradona ishte një prej protagonistëve në sfidën e ringjalljes së Argjentinës me Nigerinë, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës.
Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat duke komentuar vendimin e një dite më parë të shteteve anëtare të BE, duke thënë se negociatat nuk janë hapur, por është thënë që Shqipëria ka mundësi t’i hapi deri në qershor 2019 nëse i plotëson kushtet.
Me anë të një deklarate, eurodeputeti Eduard Kukan, thotë se Shqipërisë dhe Maqedonisë u është dhënë një vit kohë për të shkuar më pas në tryezën e negociatave.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Shtyllasi është një fshat i Fierit ku regjimi komunist internonte njerëz. Sot banoret thonë se nuk ndihen shumë më ndryshe nga dikur, pasi tani persekutohen në kushte te tjera, pa ujë dhe kushte minimale jetese.
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e hapjes së negociatave në qershor të vitit të ardhshëm, duke bërë ftesë të gjitha palëve politike për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim, për të kaluar, siç thotë ai, provimin e qershorit të ardhshëm.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në kuadër të vizitës që po kryen SHBA ka takuar Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry.
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, në një prononcim për mediat u shpreh se Shqipëria mori tre gjëra pozitive një ditë më parë pas vendimit të shteteve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm.
“Pas Libisë, edhe Shqipëria refuzon ngritjen e kampeve të emigrantëve”, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.
Paraprakisht gaforret pastrohen dhe zihen në verë të bardhë, ndërkohë kemi bërë gati përbërësit e tjerë: Pomodorinit, verën e bardhë, vajin e ullirit, hudhrën e shtypur, erëza e ndryshme dhe majdanozin e freskët.
Shtetet e Bashkuara janë renditur për herë të parë në mesin e 10 vendeve që konsiderohen si më të rrezikshmet për gratë nga ekspertët në terren.
Pas suksesit me “Krizën e ngjyrave”, 4 vjeçari Advait është gati për ekspozitën e tij të parë në ekspozitën e tij të parë në New York.
Bashkia e Tiranës bën të ditur me anë të një deklarate se është arritur marrëveshja me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Pas një negociate mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot.
Pas vendimit të shteteve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Bashkimit Europian i pëlqen të japë ultimatume, që nga afati dy-vjeçar për negociatat e Brexit, e deri te deklarata e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që pasi mori detyrën tha se ky ishte “komisioni i mundësisë së fundit”.
Çështja e Teatrit Kombëtar është ngritur si shqetësim nga kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi në Parlamentin Europian në Bruksel, ku u diskutua mbi trashëgiminë kulturore në Europë.
Rreth orës 08:30 të së mërkurës në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete.
“Ministrat e BE vendosën të mos i çelin negociatat për Shqipërinë dhe kjo është paraqitur si fitore nga qeveria shqiptare”, kështu u shpreh Luan Rama, i cili thotë se kjo është tallja e radhës e qeverisë me qytetarët shqiptarë.
Nëse ka një moment në këtë botëror ku duhet të jesh gjeni në matematikë për të parë skuadrat që do të kualifikohet, është pikërisht dita e sotme me ndeshjet e Grupit F.
I ka mjaftuar vetëm një ditë shqiptarëve për të plotësuar 25 mijë dollarë, madje edhe më shumë, për të shlyer gjobën e çuditshme që FIFA vendosi për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Barmeni, Arbër Mezini për emisionin në “Në Shtëpinë Tonë” ka realizuar një smoothie dhe një koktej me shalqi.
Zëvendëskryeministri i Libisë raportohet se është rrëmbyer një ditë më parë nga një grup i armatosur në Tripoli.
Shkrepje të nxehta në bardhë e zi për Belen Rodriguez, linja sensuale në një foto pa të brendshme.
“Euractiv” e përshkruan si kompromis të dhimbshëm vendimin e Bashkimit Europian për të çelur vitin e ardhshëm negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse përmbushen kushte të caktuara.
Plot 17 shtete amerikane e kanë hedhur në gjyq administratën “Trump” mbi politikën e ndarjes së familjeve emigrante, të konsideruar prej tyre si mizore dhe të paligjshme.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për caktimin e datës për hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE, në qershor 2019.
Një shekull pas fillesave modeste si një aerodrom i thjeshtë në një fshat në perëndim të Londrës, “Heathrow” mund të transformohet në aeroportin më të madh të botës pas një vendimi kontrovers të ligjvënësve britanikë, të cilët kanë aprovuar ndërtimin e një piste të tretë të tij.
Marsi në shenjën tuaj sot ju bën një vullkan energjie!
Moti mbetet kryesisht i vranët, paraditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta; kryesisht në zonat Lindore dhe Qendrore ku do ketë shi të përkohshëm.
Një 25-vjeçar nga Hasi është arrestuar pas ka tentuar të korruptojnë një efektiv policie, duke i ofruar atij para për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5.
Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike.
Në Vietnam, në pjesën veriore të vendit, shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu duke u marrë jetën të paktën 15 persona.
Një Botëror zhgënjyes ka qenë ky i Rusi 2018 për Egjiptin, të cilët minimalisht prisnin vendin e tretë në grup, por humbja e fundit ndaj Arabisë Saudite, me përmbysje, ka shtuar akoma edhe më tej irritimin të cilin mesa duket drejtuesit e federatës e kanë shprehur tek trajneri argjentinas Hector Cuper.
Në një mesazh në “Twitter”, Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell bëri një pasqyrë të politikës amerikane në Evropë duke theksuar se kontinenti është edhe një herë një teatër i konkurrencës serioze strategjike.
Nga fillimi i muajit korrik, prokuroritë në Kosovë do të nisin me shqyrtimin e lëndëve, të cilat transferohen nga EULEX-i.
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se koalicioni arab që po lufton në Jemen kundër rebelëve Houthi, po bashkëpunon me një të dërguar të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftimeve.
UEFA ka publikuar sot oraret zyrtare të sfidave të para të fazës eliminatore të Europa Leagues, ku marrin pjesë edhe 3 skuadra shqiptare.
Një alarm për bombë ka terrorizuar Rostovin në Rusi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Kroacisë dhe Islandës, që u luajt në stadiumin e këtij qyteti.
Javën e kaluar , Sinisa Mihajloviç u emërua trajner i Sportingut të Lisbonës dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare me ish presidentin Bruno de Carvalho.
E reja sudaneze që u bë e njohur në të gjithë botën për rastin e saj, i shpëtoi tashmë dënimit me vdekje. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Noura Hussein, që vrau bashkëshortin e saj për shkak se ai e kishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.
Ish mbrojtësi i Interit, portugezi Joao Cancelo ka mbërritur në Itali, ku pritet të vijojë karrierën e tij edhe për të paktën vitin e ardhshëm.
Diego Maradona vodhi vëmendjen e kamerave të pranishme në stadiumin e Shën Pjetërburgut, në momentin më vendimtar të ndeshjes, pas golit të fitores së formacionit “Albiceleste” të shënuar nga Marcos Rojo.
Në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, mbrëmjen e së martës kanë dalë rezultatet e testimit të Matematikës.
Leo Messi foli pas fitores së Argjentinës me Nigerinë, triumf që i preu biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”.
Islanda nuk arrin të kalojë fazën e grupeve, pasi në ndeshjen e fundit të grupit D të Botërorit “Rusi 2018” u mund 2-1 nga Kroacia, që e kishte siguruar vendin e parë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se “hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit”.
Do të ishte një eliminim i turpshëm, por situatës tejet kaotike në mesin e lojtarëve argjentinas, duket se i doli zot as më pak e as më shumë, por vet ai: Messia!
Diego Armando Maradona u bë sërish protagonist në tribunë, para dhe gjatë ndeshjes Nigeri-Argjentinë. Kamerat e kapën në disa momente të veçanta legjendën.
Pas konkluzioneve të ministrave të Jashtëm të BE-së, që shtynë hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në bllokun europian, ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes një deklarate të kryetarit të Komisionit të Integrimit, Genc Pollo.
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?