Lajmet kryesore të ditës, 27/06/2018 – Ora 16:00

27/06/2018 15:59

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHA: NEGOCIATAT NUK U HAPËN
Për Lulzim Bashën negociatat nuk janë hapur por Shqipëria ka mundësi t’i hapë në qershor 2019 nëse i plotëson kushtet, një refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit të  qeverisë Rama.

NIS PROCEDIMI PËR RRJEDHJE INFORMACIONI
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare Durrës dhe krimit ekonomik pasi dyshohet për rrjedhje informacioni mbi toyotat me 3.4 mln euro.

TEATRI, PA KULLA POR ME GODINË TË RE
Arrihet marrëveshja me artistet për ndërtimin e teatrit të ri në territorin ku është  godina e vjetër . Kryebashkiaku Veliaj premtoi se nuk do të ketë kulla.

NDALOHET PERÇJA EDHE NË HOLLANDË
Holanda i bashkohet vendeve si Franca dhe Belgjika që ndalojnë përdorimin e perçes në ambjente publike. Politikani i ekstremit të djathtë, Gert Wilders e quajti ditë historike votimin në parlament

BOTËRORI “RUSI 2018”
Luhen në këto momente dy sfida të reja për botërorin. Meksika që ka siguruar pozicionin me 6 pikë përballet me Suedinë, e cila së bashku me Gjermaninë që ndeshet me Korenë e Jugut do kërkojnë kualifikimin për fazën tjetër.

Top Channel