Live/ Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Nis marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 nismëtarët e protestës, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë tubimeve të zhvilluar ditët e fundit.
Policia ka proceduar tre nismëtarët e njohur Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi, që, siç ka deklaruar edhe vetë Kola ditë më parë, njihen si nismëtarë edhe nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë nxitur pjesëmarrësit përmes thirrjeve që të vijojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar nga organizatorët, nga ora 18:00 deri në 22:00, si dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës.
Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të Tiranës.
Në një pjesë të rasteve, pjesëmarrësit në tubim janë futur edhe në zonën e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, e përshtatur për aktivitete sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje për bashkim me tubimin.
Top Channel