Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për caktimin e datës për hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE, në qershor 2019.

Kreu i qeverisë ka publikuar në facebook edhe videon e Këshillit Europian, me mesazhin e tij për shqiptarët ndërsa nuk ngurron të akuzojë edhe një herë ata që lobuan kundër Shqipërisë, duke hedhur gurët e akuzave ndaj vetë qeverisë.

Rama u kërkon qytetarëve që të mos e harrojnë këtë sjellje të opozitës.

“Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.”, shkruan Rama.

Top Channel