Gabi largohet nga Atletico Madrid. Kapiteni i bardhekuqve do të vazhdojë aventurën e tij në Katar, aty ku luan edhe Xavi, ish-kapiteni i Barcelonës.

Gabi do të firmosë me Al Sadd për 3 sezone dhe nga kjo lëvizje do të përfitojë 19 milionë euro.

Mesfushori spanjoll 34-vjeçar do të zëvendësohet me Rodrin nga trajneri i Atleticos, Simeone.

Gabi ka luajtur 417 ndeshje zyrtare me Atletico Madrid, duke shënuar 10 gola e duke fituar 6 tituj: një kampionat spanjoll, një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje, dy Europa League dhe një Superkupë Europe.

Top Channel