I ka mjaftuar vetëm një ditë shqiptarëve për të plotësuar 25 mijë dollarë, madje edhe më shumë, për të shlyer gjobën e çuditshme që FIFA vendosi për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Në llogarinë e hapur vetëm pasditen e së hënës, tashmë nga 25 mijë dollarë të nevojshme për shlyerjen e gjobës, janë mbledhur gati 27 mijë dollarë.

Kjo nismë u publikua një ditë më parë edhe në profilin e Kryeministrit Rama, e cila duket se ka ndihmuar të mblidhen sa më parë këto para.

Sigurisht, Federata Zvicerane e Futbollit apo vetë futbollistët nuk e kanë fare problem për ta paguar gjobën, pasi për ta është një shumë qesharake, por kjo nismë kishte karakter simbolik, sidomos për shqiptarët (ishin shumica e donatorëve), që janë ndier krenarë për mënyrën e festimit me shqiponjën dykranare, simbolin e Flamurit Shqiptar.

Top Channel