Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

BRAZILI DHE GJERMANIA PËR KUALIFIKIMIN
Në skenë ngjiten sot Brazili dhe Gjermania, përkatësisht përballë Serbisë dhe Koresë së Jugut. Takimet e tjera janë Meksikë-Suedi dhe Zvicër-Kosta Rika

MARADONA NËN KUJDESIN E MJEKËVE
Maradona ka përfunduar në kontrollin e mjekëve pas ndeshjes me Nigerinë. Reagimet e tij në tribunë ishin me emocionuese se loja e Argjentinës në fushë

PERU, NGA FESTË NË TRAGJEDI
Festimet për fitoren e Kolumbisë janë kthyer në tragjedi. 8 të vdekur dhe 73 të plagosur janë regjistruar në qytete të ndryshme gjatë festimeve për fitoren spektakolare ndaj Polonisë

ISLANDA LAMTUMIRË ME FALENDERIME
Islanda e mbylli rrugëtimin e saj në këtë Botëror pas humbjes me Kroacinë në ndeshjen e fundit në grup. Një falenderim special në Twitter për tifozët dhe mikpritjen ruse

CUPER DORËZON PANKINËN E EGJIPTIT
Hector Cuper nuk është më trajneri i kombëtares së Egjiptit. Konfirmimin e bëri federata egjiptiane, pas humbjes 2-1 me Arabinë Saudite, humbja e tretë për Egjiptin në Botëror

Top Channel