Taleedah Tamer është modelja e parë nga Lindja e Mesme që do të parakalojë në një pasarelë, gjatë Javës së Modës në Paris.

Bukuroshja 18 vjeçare gjithashtu do të shfaqet për herë të parë në kopertinën e një revistë ndërkombëtare, atë të “Harper’s Bazaar”.

E lindur nga një nënë italiane dhe baba nga Arabia Saudite, Taleedah, 18 vjeç, shpreson të bëhet një pionere e brezit të ri të modeleve arabe.

“Kur hyra në industrinë e modës nuk e mendoja kurrë që do të isha modelja e parë arabe, por mendoj se tani është momenti perfekt, por duke respektuar kulturën time,” është shprehur ajo.

Mamaja e Taleedah, Cristina Tamer, ka qenë gjithashtu modele e cila ka punuar për firma të njohura si Giorgio Armani, Gianfranco Ferré dhe La Perla.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel