E premte, 29 Qershor 2018
08:57
Ronaldo President?! Për këtë flet Donald Trump…

Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të famshëm në botë, i cili është duke shkëlqyer edhe aktualisht në Kupën e Botës që është ende duke u zhvilluar në Rusi.

08:38
Zaev-Hahn: 365 ditë punë intensive për fillimin e bisedimeve të suksesshme

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Bruksel u takua me Komisionarin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi, Johannes Hahn.

08:16
Arrihet marrëveshja për emigrantët. Kampet, “vullnetarisht” në vendet e BE-së

Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit, që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit.

08:03
I shënoi Anglisë, Januzaj reagon ndaj kritikëve

Adnan Januzaj ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në fitoren e Belgjikës 1-0 ndaj Anglisë, ku ishte pikërisht lojtari me origjinë nga shqiptare, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa u shpall edhe lojtari i ndeshjes nga FIFA.

05:57
Nga VAR-i te eliminimi i Gjermanisë, faza e grupeve në shifra dhe kuriozitete

Me përfundimin e fazës në grupe, botërori “Rusi 2018” do të bëjë një ditë pushim, para se të vijojë me takimet e fazës së 1/8-ave, ndërsa tashmë është koha e bilanceve për këtë pjesë të parë.

04:36
Batha transferohet në Greqi, nënshkruan me AEL Larissan

Ish mesfushori dhe kapiteni i Partizanit, Idriz batha, i larguar nga të kuqtë vetëm para pak ditësh, do të vijojë karrierën e tij në Greqi.

03:41
Protesta kundër Trumpit pranë Senatit, arrestohen 600 tubues

Gati 600 protestues, shumica gra, u arrestuan të enjten pas protestës jo të dhunshme të organizuar prej tyre në zemrën e godinës së Senatit amerikan, kundër “tolerancës zero” të Donald Trumpit ndaj emigrantëve në kufi.

01:44
Sulmi në redaksinë e “Capital Gazette”, shkon në 5 numri i viktimave

Ka shkuar në 5 numri i viktimave të sulmit në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

01:08
Raporti për trafikimin e qenieve njerëzore, kritikon “tolerancën zero” të Trumpit

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për trafikimin e qenieve njerëzore, paralajmëroi të enjten se ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre i bën ata objektiva të lehtë për trafikantët, duke ngritur pikëpyetje rreth politikës së administratës Trump për ndarjen e fëmijëve dhe prindërve emigrantë, që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin amerikan-Meksikë.

00:37
Inter i papërmbajtshëm në merkato, merr edhe Politanon

Interi duket i papërmbajtshëm në këtë merkato verore, pavarësisht Fair Play-t Financiar që “ka ende nëpër këmbë”.

00:03
Italia bllokon deklaratën e samitit të BE-së, anulohet konferenca e shtypit

Emigracioni është kthyer në një temë dite gjatë samitit të bashkimit Europian, që po zhvillohet në Bruksel. Kjo çështje ka shkaktuar përçarje të mëdha në Union, gjë që e ka pranuar edhe shefi i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

E enjte, 28 Qershor 2018
23:38
Luiza Gega merr medalje Ari në Lojërat Mesdhetare (Video)

Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat stërviten dhe punojnë, por edhe mungesës së stimujve financiarë, sportistët shqiptarë vijojnë të konkurrojnë denjësisht në arenat europiane dhe botërore.

22:53
Kartat SD do të mbajnë deri në 128 TB!

Kartat SD do të mbajnë së shpejti një kapacitet prej 128 terabyte dhe do të lejojnë një transferim të dhënash deri në 985 megabyte për sekondë.

22:44
Suedezët e IKEA-s kërkojnë punëtorë gjermanë: Përparësi plus, italishtja ose hollandishtja!

Eliminimi historik, që në fazën e grupeve, i Gjermanisë nga Kupa e Botës në Rusi nuk kalon pa vëmendje të posaçme, veçanërisht nga ata, që përpara kampionëve të botës në fuqi kishin shuar ëndrrat për Botëror edhe të Holandës e Italisë. Flasim këtu për suedezët!

22:25
Kolumbia, e shqetësuar për James Rodriguez

Pas gjysmë ore lojë ndaj Senegalit, Kolumbia humbi lojtarin e saj kryesor, James Rodriguez.

21:58
Tunizia përmbys Panamanë, 3 pikë para lamtumirës nga Botërori

Tunizia dhe Panamaja ishin të eliminuara që pas ndeshjeve të dyta të grupit G, aty ku bënin pjesë edhe Belgjika e Anglia, e në përballjen mes tyre për të përmbyllur fazën e grupeve luanin thjesht për të shijuar pikët e para të këtij Botërori rus e njëkohësisht të parat në një turne kaq madhor.

21:53
Januzaj rendit Belgjikën të parën (Foto)

Adnan Januzaj shënoi golin e vetëm të Belgjikës në ndeshjen kundër Anglisë, duke i dhënë kështu “Djajve të Kuq” vendin e parë në grupin G.

21:42
Januzaj debuton me një gol fantastik në Botëror (Foto)

Tjetër gol shqiptar në Botërorin “Rusi 2018”.

21:28
Maryland, 4 të vrarë e 20 të plagosur në redaksinë e një gazete

Disa persona janë qëlluar për vdekje, e disa të tjerë janë plagosur gjatë një serie të shtënash masive të kësaj të enjteje, në selinë e gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

21:10
“Eliminimi i trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria nuk përmbush standardet minimale”

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Shqipëria vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë përfshirë vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato.

20:59
Prishtina zhgënjen me barazimin ndaj “Europës”. Shpresa për kthimin në Mitrovicë

Ekipi nënkampion i Kosovës në futboll, Prishtina nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1-1 në transfertë ndaj ekipit amator të Gjibraltarit, Europa FC, në një ndeshje të vlefshme për turin parakualifikues të Europa League.

20:48
Drejtori denoncoi rrugën e pabërë, bashkia “hakmerret” ndaj firmës që dha donacion për spitalin

Një kritikë për rrugën e shkatërruar para spitalit ka sjellë një “luftë” mes Bashkisë dhe Spitalit të Kukësit.

20:45
Angli-Belgjikë, askush s’e do fitoren. Kartonët, sërish përcaktues?

Angli-Belgjikë nuk është thjesht ndeshja e fundit e grupit G. Edhe pse të dyja këto kombëtare e kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Rusisë, në lojë mbetet se kush prej tyre do të renditet e para në grup.

20:11
Shtëpia njëshekullore e Aleksandër Moisiut, muze etnografik

Vetëm pak metra larg Amfiteatrit Antik, në rrugicën në krah të mureve bizantine dhe xhamisë “Fatih” ndodhet një nga të paktat shtëpi karakteristike qytetare durrsake të shekullit të XIX, që ruhet me fanatizëm.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:56
Turistët “zbulojnë” Zvërnecin. Rusët magjepsen nga Kisha e Shën Mërisë

Turistët e huaj shfrytëzojnë ditët me shi për të vizituar qendrat historike të qytetit të Vlorës. Një grup turistësh shkuan në ishullin e Zvërnecit, për të vizituar Kishën e Shën Mërisë. Ata vijnë nga Rusia, Franca dhe Italia.

19:47
Rrëfehet e mbijetuara e dhunës. I shpëtoi ferrit bashkë me vajzën

“Kishim një thikë në kuzhinë dhe kishte për detyrë sa herë që pinte, ta merrte e të më kërcënonte me fjalët: ta pres fytin”.

19:47
“Grup i strukturuar kriminal”, në burg korrierët e 3.4 mln eurove

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit e 3.4 milionë eurove, të zbuluara në dy automjetet “Toyota Yaris”, gjatë së dielës së kaluar në Portin detar të Durrësit.

19:16
Emigracioni në Samitin e BE-së, krerët europianë ndahen! Italia përshkallëzon krizën

Emigracioni është tema kryesore e Samitit të krerëve të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, rëndësia e të cilit u theksua edhe nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se e ardhmja e unionit varet nga përgjigjet që do të gjenden për këtë çështje thelbësore.

19:07
Teatri i ri, miratohet projektligji. Aktorët, pro dhe kundër

Disa orë pas takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me 3 artistët, kërkesat e tyre janë pasqyruar në projektligjin e ri për godinën e Teatrit Kombëtar, të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

19:05
Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Gjermania u eleminua nga Botërori që në fazën e grupeve, gjë që nuk pritej aspak nga tifozët, por mesa duket edhe nga vetë drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

19:00
KOMENT/”Më në fund një kukull seksi që ju ‘dëshiron’. Çfarë dëshpërimi, vetëm ta duash këtë”

The Guardian/A mund të përdhunohet një robot që është blerë pikërisht për të bërë seks? Sigurisht, gjërat mund të dalin duarsh në punë e sipër. Dhe këtë e kam për burrat që i prodhojnë, i blejnë dhe që “ndërveprojnë” me këroto makineri.

18:24
Kinë, tavan pagave të aktorëve për “ndikim negativ” në shoqëri

Autoritetet kineze thanë se do t’u vendosin kapak pagave të aktorëve, si pjesë e strategjisë për të reduktuar evazionin fiskal dhe adhurimin e parave në këtë industri.

17:54
Japonia, e kualifikuara e “Fair Play”-t. Kolumbia merr kreun e grupit

Mund të quhej si grupi me më pak interes në këtë Botëror, për shkak se në të merrnin pjesë ekipe relativisht mesatare dhe të së njëjtës peshë.

17:47
“Autogoli” i Mayt në Samitin e BE-së, pranoi “dhuratën” e Michel

Thonë se sporti dhe politika formojnë një çift të paqëndrueshëm, e padyshim që edhe Theresa May bie dakord me këtë.

17:38
Kuvend/Mazhoranca, procedurë të përshpejtuar për pr/ligjin e Teatrit Kombëtar

Mazhoranca futi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, gjë që u kundërshtua me forcë nga opozita.

17:29
Marcelo u dëmtua nga… dysheku

Në Brazil po shpresojnë që Marcelo të jetë në fushë për ndeshjen e 1/8 të finaleve ndaj Meksikës.

17:21
Veliaj, tur në kantierin e Arenës Kombëtare me artistët. Gaz Paja: CR7 s’do të rrudhë më buzët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe një grup aktorësh vizituan kantierin e ndërtimit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, pasi siç tha ai, me një bashkëpunim të ngjashëm pritet që të ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar.

17:09
VAR-i anulon penalltinë e Senegalit

Kur kishin kaluar 15 minuta nga ndeshja Senegal-Kolumbi, Sadio Mane hyri me shpejtësi në zonën kolumbiane dhe doli përballë portierit Ospina, por mbrojtësi Davinson Sanchez e ndaloi sulmuesin senegalez me një sparkatë që rrëzoi yllin e Liverpulit.

16:53
Protagonistet seksi të Botërorit, në stadiume e studio televizive

Natalya Nemchinova e fitoi menjëherë titullin si tifozja më seksi e Botërorit të Rusisë. Fotot e saj gjenden kudo: bjonde, elegante dhe me një veshje që i përshtaten traditës ruse, një panoramë para së cilës askush nuk mbeti indiferent.

16:31
Maradona: Jam gjallë, nuk kam vdekur!

Diego Armando Maradona është tërbuar pasi doli në qarkullim lajmi i rremë mbi vdekjen e tij.

16:27
Serbët, protagonistë sherresh në Botërorin e Rusisë

Brazil-Serbi ishte ndeshja e grupit E, që pritej me më shumë interes. Në lojë ishte kualifikimi, apo vendi i parë i këtij grupi.

16:23
Irgen Çela: Për Portokallinë kam lënë…

Irgen Çela, aktori i mirënjohur i humorit, tregoi se çfarë sakrifice ka bërë për të qenë pjesë e Portokallisë.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:58
Femra kujdes! Rruga s’kalohet kur jeni me taka, rrezikoni jetën – VIDEO

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e këmbësorëve shpesh bëhet shkak i aksidenteve me pasojë jetën.

15:39
Matura, mbrëmja “gala” e gjimnazistëve të Ndroqit në Tiranë

Bashkë me emocionet e provimeve 36 mijë maturantet këto ditë po organizojnë festat më të mëdha. Mbrëmjet e maturës janë kthyer në festa gala ku adoleshentët kanë shpenzuar shuma të mëdha për veshjet. Dje në mbrëmje janë zhvilluar shumë festa nga maturantët. Ne ndoqëm festën që zhvilluan gjimnazistët e zonave rurale të Tiranës në Ndroq.

15:30
“Toyota”-t me euro, Gjykata Durrës shpall moskompetencë

Gjykata e Durrësit shpalli mos-kompetencën për gjykimin e 4 të arrestuarve për 3,4 milionë eurot që u gjetën në dy Toyota-t në portin e Durrësit pak ditë më parë.

15:22
Energji nga dielli, në 2019 vihen në punë impiantet e para në Shqipëri

Qeveria ka rritur kapacitet e ofruara për investitorët privatë për të ndërtuar impiante të energjisë diellore. Çmimi i blerjes është i garantuar 100 euro për megavat dhe kjo zgjat për 15 vitet e para.

15:22
Përse u përmbyt biblioteka? Ekspertët duan 10 ditë kohë të hetojnë

Perse u përmbyt biblioteka. Kjo është pyetja qe drejtuesit e këtij institucioni i kanë bërë institutit të ndërtimit. Ekspertet thonë se duan 10 ditë që të zbulojnë arsyen se perse uji u fut në bibliotekë duke lagur 12 mijë botime.

15:15
Rrugë e re me koncesion; 100 mln euro për 18 km nga Miloti në Balldren

Qeveria miratoi projektin e katërt të madh koncesionar në infrastrukturë nga paketa 1 miliardë euro. Bëhet fjalë për rrugën Milot-Balldren, pjesë e autostradës adriatiko-joniane.

15:11
Festat e Maturës, aksidentet rikthehen edhe këtë vit

Disa të rinj që ktheheshin nga mbrëmja e maturës u përfshin në një aksident në aksin Fier-Daullas, fatmirësisht me lëndime të lehta. Një aksident i ngjashëm u regjistrua edhe në Laç ndërkohë që festa e maturës sjell edhe pasoja të tjera për të rinjtë.

15:08
“Të priten koka!” Tifozët gjermanë kërkojnë fajtorët pas daljes nga botërori

Kur ra bilbili i përfundimit të takimit midis Gjermanisë dhe Koresë së Jugut, Miranda Perk dhe motrat e saj, Milena e Mariela, ishin nga tifozet e para që u larguan nga sheshi përpara Brandenburg Gate, ku ishin mbledhur me mijëra tifozë për të parë ndeshjen e botërorit në një ekran gjigant.

15:05
“Përflaket” Majorka

Yjet e “Love Island’ Amber Davies, Gabby Allen dhe Gjeorgji Harrison u mblodhën në një parti në një pishinë në Majorka.

14:44
Samiti i BE-së, pritet zyrtarizim i vendimit të Luksemburgut për Shqipërinë

Pas ministrave të Jashtëm të BE-së, të mbledhur dy ditë më parë në Luksemburg, të cilët vendosën të hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë në varësi të progresit të shënuar vitin e ardhshëm, sot është radha e udhëheqësve të BE-së për ta zyrtarizuar këtë vendim.

14:39
Trump-Putin do të takohen më 16 korrik

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në Helsinki të Finlandës më 16 korrik, njoftoi Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini.

14:18
Serbët, bluza me foto të Miloshevic e flamuj grekë në Gazimestan

Qytetarët serbë janë mbledhur në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

14:09
Koreja e Veriut nuk dorëzohet. Punime në impiantin bërthamor

Pamje të reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka bërë përmirësime të shpejta infrastrukture në qendrën e saj të kërkimeve shkencore, bërthamore, në Yongbyon.

13:55
Raporti i OKB-së, 10 mijë fëmijë viktima të luftërave

Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

13:53
Receta e ditës / Pançetë gici në vakum me gjizë

Krahas produkteve të peshkut edhe ato të mishit të kuq mund të përgatiten me vakum.

13:51
Kennedy largohet nga Gjykata Supreme, Trump në kërkim të zëvendësuesit

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kërkimi për të zëvendësuar gjykatësin e tërhequr të Gjykatës Supreme, Anthony Kennedy, do të nisë menjëherë.

13:40
Eurot në “Toyota” Balla: Basha, foto me vëllain e 2 të kërkuarve

Një ditë pasi ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padinë ndaj Lulzim Bashës për “nxjerrje të sekretit hetimor”, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar një foto të kreut të PD me disa persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është vëllai i dy personave të shpallur në kërkim, shtetasve E.V. dhe A.V., që të dy nga Peshkopia.

13:32
Piktori i mitur që po bën krenar Afrikën

Ndodh që edhe një 11 vjeçar, të bëjë krenar një kontinent të tërë. Karim, vogëlushi nga Afrika, ndan pasionin dhe talentin e tij me të gjithë botën, përmes pikturave të jashtëzakonshme të tij.

13:26
Queiroz sulmon Ronaldon: Futbolli portugez nuk lindi me të

Që ndeshja mes Portugalisë dhe Iranit, me këtë të fundit që ka Carlos Queiroz në pankinë, do të shoqërohej me polemika kjo ishte thuajse e ditur.

13:10
Basha: Rama, “Hamzai” i interesave të vendit! S’janë më 5 kushte, por 13

Menjëherë pas Kryeministrit, fjalën në Kuvend e mori kreu i PD, Lulzim Basha, i cili e akuzoi Ramën edhe njëherë si të lidhur me krimin si askush më parë.

13:02
Origjina e sistemit diellor, sonda japoneze mbërrin pranë një asteroidi

Një sondë hapësinore japoneze ka mbërritur pranë një asteroidi, pas një udhëtimi për rreth tre vjet e gjysëm ose prej 300 milionë kilometrash në thellësi të hapësirës me qëllimin për të mbledhur informacion rreth origjinës së sistemit diellor.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Për më tepër ndiqni videon:

12:57
Rama: Me këtë opozitë s’debatohet. Kemi datë për negociatat

Lulzim Basha kërkoi në fillim të seancës së sotme në Parlament që i pranishëm të ishte edhe kryeministri për të diskutuar në lidhje me negociatat, e pas dy ndërprerjeve të seancës parlamentare, në sallën e Kuvendit doli erdhi edhe Rama.

12:53
Princi i kurorës britanike, vizitë historike në Palestinë

Në turin e tij historik në Lindjen e Mesme, princi William është takuar me liderin palestinez Abu Mazen. Gjatë bashkëbisedimit, Mazen është shprehur se palestinezët duan të jetojnë në paqe dhe siguri me Izraelin, sipas kufijve të vitit 1967.

12:44
Luan Rama: Jap dorëheqjen nëse ka një datë për negociatat!

Pas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, fjalën e mori Luan Rama në Kuvend, i cili përsëriti edhe një herë atë që kishte thënë më parë për mediat sa i përket negociatave, duke u shprehur se për to nuk ka një datë dhe nëse është e kundërta, tha Luan Rama, atëherë unë jap dorëheqjen.

12:33
Bushati: BE pozitive me Shqipërinë, opozita shfaqje të shëmtuar

Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë edhe kryefjala në sallën e Kuvendit, ku opozita nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

12:25
Shtypi “masakron” Gjermaninë

Eliminimi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme nga Botërori i Gjermanisë ka sjellë reagimin e fortë dhe të ashpër të mediave në vend.

12:21
Bllokohen mjetet “pirate” në liqene, rrezikonin pasagjerët

Me anë të një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ka nisur një operacion për bllokimin e mjeteve ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh, të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve në liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe liqenit të Shkodrës.

12:19
Vulin ndalohet të hyjë në Kosovë; MPJ e Kosovës: Ministri serb s’ka leje

Njësia Speciale e Kosovës është nisur drejt Veriut të vendit, pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

12:08
Spaho: Shqipëria, lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në botë

Pas ndërprerjes prej 15 minutash, i pari që e mori fjalën me rinisjen e seancës ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

12:06
Morata nuk e ka mendjen te Spanja (Foto)

Pushimet e fundit si çift për Alvaro Morata dhe Alice Campello, pasi në muajin gusht do të bëhen prindërit e binjakëve, Alessandro dhe Leonardo.

12:05
Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi merr fund në korrik

Erdogan pati premtuar se nëse do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit do ta shfuqizonte gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur prej vitit 2016-të, pas një grushti shteti të dështuar.

11:56
Tërhiqet Kennedy, vend i lirë në Gjykatën Supreme

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kërkimi për të zëvendësuar gjykatësin e tërhequr të Gjykatës Supreme, Anthony Kennedy, do të nisë menjëherë.

11:55
Julia Roberts debuton në Instagram me buzëqeshjen ikonike (Foto)

Ulur në një lëndinë, një bluzë e thjeshtë, këmbë të kryqëzuara dhe një buzëqeshje fantastike.

11:51
Samiti i BE-së, gjithë vëmendja te emigracioni

Çështja e emigracionit kthehet sërish, madje me tone alarmante, në samitin e liderëve të BE në Bruksel.

11:50
Rrëzohet pema tek ish-Blloku, bllokohet qarkullimi i mjeteve – VIDEO

Një pemë është rrëzuar në një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë zonës së ish-Bllokut është rrëzuar një pemë.

11:45
“Teatri”, Altin Basha: Po abuzohet me figurën time

U bë kohë që Teatri Kombëtar është në vëmendje të sferës publike në Shqipëri. Me dhjetëra artistë kanë protestuar përpara godinës thuajse çdo mbrëmje dhe kanë deklaruar se nuk do të pranonin tjetërsim të truallit të teatrit dhe se kërkonin rikonstruksion të tij, por jo një ndërtesë të re.

11:23
Shtyhet seanca e KPK për Artan Lazajn, u kërkua përjashtimi i trupës gjyqësore

Seanca dëgjimore e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj është shtyrë pas kërkesës së avokatit të tij për përjashtimin e trupës gjyqësore.

11:23
Basha: Rama, përgjegjësi për shtyrjen e negociatave, s’mund t’i bëjë “bisht” debatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi që i pranishëm në Kuvend të jetë edhe Kryeministri Rama teksa do të diskutohet për negociatat.

11:17
Letra e artistëve për Teatrin, Pavlina Mani: Kanë falsifikuar firmën e Pirro Manit

Një ditë më parë një letër e firmosur nga 65 artistë i drejtohej krerëve të shtetit për një Teatër të ri Kombëtar, e mes tyre ishte edhe emri i regjisorit të mirënjohur Pirro Mani, por për bashkëshorten e tij, aktoren Pavlina Mani, ky është një falsifikim i firmës së tij.

11:00
Modelja nudo te Muri i Lotëve, polemika nga e gjithë bota – FOTO

Tërësisht nudo, e ulur në një karrige plastike, e në sfond Muri i Lotëve në Jerusalem. Kjo është pamja që ka shkaktuar pa fund polemika në thuajse të gjithë botën.

11:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 28/06/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

10:59
Plagosja e tre personave, arrestohet një i dyshuar si autor i ngjarjes

Tre persona mbetën të plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së të mërkurës.

10:51
Ironi nga Salianji, në Kuvend me “Toyota Yaris” e çanta me “euro”!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar ditën e sotme kapjen e eurove ne Portin e Durrësit, duke shkuar në Kuvend me “Toyota Yaris”.

10:46
Botërori “Rusi 2018”, Angli-Belgjikë, askush se do fitoren!

Sot luhen 4 ndeshjet që do të mbyllin përfundimisht fazën e Grupeve të Botërorit të Rusisë.

10:24
Eliminuan Gjermaninë, meksikanët në ambasadën e Koresë së Jugut – VIDEO

Nëse Gjermania do të fitonte në atë ndeshje të lehtë në letër ndaj Koresë së Jugut, e me Suedinë që mposhti 3-0 Meksikën, atëherë ata që do të largoheshin nga Rusi 2018 do të ishin amerikano-veriorët.

10:05
Plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Elbasan, i cili dyshohet si autor i plagosjes me thikë të dy personave në këtë qytet mbrëmjen e së mërkurës.

09:48
Dialogu Kosovë-Serbi, protestë në Beograd

Disa organizata në Serbi kanë paralajmëruar organizimin e një proteste ditën e nesërme në Beograd kundër zhvillimit në Bruksel të bisedimeve Kosovë-Serbi.

09:42
TopAwards/ Elvana Gjata tingëllon shumë ndryshe me “Ku vajti”

Elvana Gjata është rikthyer në tregun shqiptar, jo vetëm me muzikë por edhe me koncerte të shumta, duke kënaqur shumë fansat, të cilëve iu kishte munguar pafund.

09:35
Ndrenika përshëndet marrëveshjen: Të ndërtojmë një teatër bashkëkohor

Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

09:33
Moti, shi i përkohshëm në të gjithë vendin

Fillimi i ditës mbetet me vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në pjesën më të madhe të vendit.

09:27
Roth: BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë

Në një intervistë për DW ministri gjerman i shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth ka folur për politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit europian për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019.

09:20
Shenja e ditës – Virgjëresha

Hëna sot do të nxjerr në pah më të mirën tuaj dhe, çfarëdo që dëshironi të arrini, mund ta bëni me sigurinë që suksesi do të zgjasë me kohën.

09:20
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës, arrestohet

Policia në Urën Vajgurore ka vënë në pranga një 55-vjeçar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

09:04
Xhaka: Ëndrra vazhdon…!

Edhe pse u ndal në një barazim 2-2 në ndeshjen e tretë në grup ndaj Kosta Rikës, Zvicra arriti të kualifikohet për në fazën e ardhshme në Botërorin e Rusisë.

08:47
Numri i pasagjerëve të transportit ajror, Rama: Rritje mbresëlënëse!

Kryeministri Rama e nisi ditën e sotme në profilin e tij në “Facebook” me postimin e disa shifra të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me numrin e pasagjerëve të transportit ajror.