Një pemë është rrëzuar në një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë zonës së ish-Bllokut është rrëzuar një pemë.

Rruga “Ibrahim Rugova” është bllokuar për automjetet pasi pema, e përmasave të mëdha, ka bllokuar tërësisht këtë segment rrugor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po ndihmon në qarkullimin e makinave, deri në zhvendosjen e pemës.

Nga rrëzimi i saj nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar, apo mjete të dëmtuara, teksa në video dallohet që një Taxi është prekur nga degët e pemës.

Top Channel