Lajmet shkurt nga Botërori, 28/06/2018 – Ora 11:00

28/06/2018 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

ANGLIA DHE BELGJIKA PËR KREUN E GRUPIT

Botërori mbyll sot xhiron e tretë të ndeshjeve në grup, ku spikat përballja mes Anglisë dhe Belgjikës, përcaktuese për vendin e parë në grupin G. Takimet e tjera të ditës janë Japoni-Poloni, Senegal-Kolumbi dhe Panama-Tunizi

 

TË GJITHA SKUADRAT KANË SHËNUAR

Dy golat e Kosta Rikës në ndeshjen me Zvicrën bëjnë që tani të 32 skuadrat pjesëmarrëse të këtij Botërori të kenë shënuar të paktën 1 gol

 

NJË SHQIPTAR, NJERIU I NDESHJES

Një tjetër shqiptar shpallet njeriu i ndeshjes së Botëror: pas Xherdan Shaqirit këtë trofe e ka marrë edhe Blerim Xhemaili në ndeshjen kundër Kosta Rikës

 

KOREJA, E PARA AZIATIKE QË MUND KAMPIONËT

Koreja e Jugut është e para skuadër aziatike që arrin të mundë një skuadër kampione Bote. Me këtë rast edhe futbollisti i Tottenham do të shpëtojë nga shërbimi ushtarak

 

MINISTRJA E SPORTIT ME FANELËN E DURMAZ

Ministrja e sportit në Suedi Annika Strandhäll ka shkuar në seancën plenare në parlament me fanelën e mbrojtësit Jimmi Durmaz, në shenjë solidariteti, pas kërcënimeve që ai mori për humbjen me Gjermaninë

 

Top Channel