Ish mesfushori dhe kapiteni i Partizanit, Idriz batha, i larguar nga të kuqtë vetëm para pak ditësh, do të vijojë karrierën e tij në Greqi.

Ai ka nënshkruar me skuadrën e Superligës greke, AEL Larissa, e cila këtë sezon u rendit në mesin e tabelës së renditjes. Lajmi për kalimin e Bathës te Larissa u bë i ditur nga presidenti i klubit grek, avokati i njohur Alexis Kougias.

Te Larissa, Batha do të zëvendësojë të larguarin Adnan Agnovic i cili është larguar gjatë kësaj vere te kampionët në fuqi të AEK-ut të Athinës.

Më herët ishte përfolur një kalim i mundshëm i Bathës te Shkëndija e Tetovës, por me këtë lëvizje plotësohet dëshira e mesfushorit për të luajtur në një kampionat më prestigjoz.

Top Channel