Shtyhet seanca e KPK për Artan Lazajn, u kërkua përjashtimi i trupës gjyqësore

28/06/2018 11:23

Seanca dëgjimore e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj është shtyrë pas kërkesës së avokatit të tij për përjashtimin e trupës gjyqësore.

Seanca nisi në orën 10:00 të ditës së sotme. Relatorja, Brunilda Bekteshi është shprehur se hetimi ndaj gjyqtarit Lazaj ka përfunduar vetëm për një nga kriteret. Ndërkohë, avokati i Sokol Hazizaj ka ngritur për herë të parë gjatë seancave dëgjimore të Vettingut kërkesën se hetimi i Vettingut është tredimensional dhe është në kundërshtim me ligjin.

“Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët”, tha Hazizaj.

I pranishëm në seancë ishte edhe Artan Lazaj, i cili është një nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.

Ndërkohë, avokati Hazizaj kërkoi përjashtimin e trupës gjyqësore, duke thënë se është e njëanshme pasi ka pranuar hetimin vetëm të një komponenti për gjyqtarin.

Top Channel