Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 13:00

28/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Për më tepër ndiqni videon:

VIJON DEBATI PËR STATUSIN NË PARLAMENT

Parlamenti sot u përfshi nga debatet për shtyrjen e datës së hapjes së negociatave me BE. Basha akuzoi sërish kryeministrin Rama si faktorin e vetëm.

 

ROTH: SHTYRJA E DATËS, PROBLEMET BRENDA BE

Ministri gjerman i shtetit, Mikael Roth, thotë se shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë ndodhi për pasojë të asaj që ndodh brenda BE dhe jo për probleme të shteteve në fjalë.

 

VIDHET SËRISH POSTA NË DURRËS

Një grabitje e përsëritur ndodhi në Durrës ku dy persona hynë në një zyrë postare dhe morën kasafortat me paratë e pagesave. Policia u vu në ndjekje të tyre duke i arrestuar.

 

“SAMITI I TELASHEVE”

Liderët e BE mblidhen në Bruksel në atë që mund të cilësohet samiti i telasheve. Çështja e refugjatëve po i vë në sprovë të madhe marrëdhëniet mes shteteve anëtare dhe ato me palët e treta që synojnë anëtarësimin.

 

BOTËRORI “RUSI 2018”

Sot luhen ndeshjet e fundit ne grupet e botërorit. Sfidat Angli – Belgjikë dhe Senegal – Kolumbi janë përballjet më interesante mes 4 ndeshjeve që zhvillohen në orën 16 dhe 20.

Top Channel