Tërësisht nudo, e ulur në një karrige plastike, e në sfond Muri i Lotëve në Jerusalem. Kjo është pamja që ka shkaktuar pa fund polemika në thuajse të gjithë botën.

Marisa Papen, modelja belge është personazhi në foto, e për të ky imazh është thjesht një foto.

E nisur nga reagimet kundër e kritikat pa fund në llogari të saj, modelja Marisa Papen ka shkruar në uebfaqen e saj zyrtare se “Liria po bëhet një luks”.

Por në Izrael realizimi e publikimi i kësaj pamje konsiderohet si një skandal të vërtetë fetare.

“Një episod i rëndë dhe i dënueshëm. Shenjtëria e vendit dhe ndjenjat e besimtarëve janë shkelur”, ka deklaruar rabini i Murit të Lotëve.

Kjo nuk është hera e parë që Papen vihet në qendër të polemikave. Në të kaluarën 26-vjeçarja u dënua me burg pasi kishte pozuar nudo në tempullin e Karnak pranë Luxor. E më pas ajo ka pozuar sërish nudo mes një fisi në Etiopi, me të cilët ka jetuar për 1 javë.

Por Jerusalemi konsiderohet një vend i shenjtë jo vetëm për hebrenjtë, por edhe për të krishterët e myslimanët, e kjo foto ka prekur një publik akoma edhe më të gjerë.

FOTO GALERI
1/9
Fotoja pranë

Top Channel