Disa të rinj që ktheheshin nga mbrëmja e maturës u përfshin në një aksident në aksin Fier-Daullas, fatmirësisht me lëndime të lehta. Një aksident i ngjashëm u regjistrua edhe në Laç ndërkohë që festa e maturës sjell edhe pasoja të tjera për të rinjtë.

Në Durrës vitet e fundit ka ardhur në rritje numri i rasteve kur të rinj për shkak të abuzimit me alkoolin shpesh të pashoqëruar me ushqim dhe të përzier dhe me substanca të tjera përfundojnë për ndihmë mjekësore pranë urgjencës spitalore.

“U bëjmë thirrje të gjithë maturantëve të mos abuzojnë me alkoolin, pasi për këtë arsye shfaqin patalogji që varen nga sjellja e tyre. Janë nga të dyja gjinitë, por kryesisht predominon seksi mashkull”, shprehet Gjergj Qerimi, shef i shërbimit të Urgjencës në Durrës.

Në Tiranë ku mbrëmjet e maturës janë edhe më të organizuara, situate deri tani paraqitet e qetë.

ë kryeqytet nuk raportohet të ketë patur maturantë të përfshirë në aksidente rrugore. Po ashtu burime nga spitali thonë se nuk ka patur as raste të intoksikimit nga lëndët narkotike apo alkooli.

Policia ka shkuar në çdo ambient ku zhvilloheshin festat ne Tiranë për të dekurajuar përdorimin e alkoolit në timon. Por jo të gjitha gjimnazet e kanë zhvilluar mbrëmjen e maturës.

Për këtë arsye policia rrugore ka planifikuar patrulla shërbimi pranë lokaleve ku zhvillohen festat me qëllim parandalimin e ngjarjeve në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla.

Top Channel