Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi merr fund në korrik

28/06/2018 12:05

Erdogan pati premtuar se nëse do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit do ta shfuqizonte gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur prej vitit 2016-të, pas një grushti shteti të dështuar.

Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik.

Erdogan fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023.

Gazeta pro-qeveritare Sabah raportoi se Erdogan dhe udhëheqësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.

Kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.

Top Channel