Të shtëna me armë zjarri pranë një xhamie në Ohio të SHBA-së, humb jetën një person
Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë mbi të gjitha shkolla të sigurta dhe funksionale, paga më të larta, personel të mjaftueshëm, kushte më të mira në klasa dhe auditorë.
Federata e Mësuesve ka shpallur grevë 24orëshe, ndërsa sindikata e arsimit të mesëm ka njoftuar ndalesa pune. Në Athinë protesta kryesore do të zhvillohet në orën 12:00 në Propylaia, ndërsa në Selanik në orën 11:30 te statuja e Venizellosit.
Mësues, nxënës dhe studentë dalin në rrugë të mërkurën, më 21 tetor, në një mobilizim të gjerë në gjithë Greqinë, duke kërkuar më shumë fonde për arsimin publik, vende pune të plotësuara dhe shkolla më të sigurta.
Një nga kërkesat kryesore të grevës ka të bëjë me vendet bosh në stafin mësimor. Sipas sindikatave, rreth 15000 vende mësuesish mbeten ende të paplotësuara , edhe pse viti shkollor ka nisur prej javësh. Mungesat janë të mëdha sidomos në lëndët muzikë, teatër, arte, shkollat me orar të zgjatur, si edhe për infermierë dhe psikologë shkollorë.
Mësuesit kundërshtojnë gjithashtu klasat me më shumë se 25 apo 26 nxënës, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente në godinat e vjetra dhe kontrolle sizmike. Në disa zona problemi është edhe më i rëndë: në Samos, gjashtë vjet pas tërmetit, pesë shkolla vazhdojnë të funksionojnë në kontenierë.
Në qendër të protestës janë edhe pagat. Sindikatat kërkojnë rritje prej 20 për qind, rikthimin e pagës së 13-të dhe 14-të, ndihmë për strehimin dhe transportin e mësuesve që punojnë larg shtëpisë.
Në protesta do të marrin pjesë edhe nxënësit, të cilët flasin për mungesa mësuesish, klasa të mbipopulluara, ndërtesa të pasigurta dhe kosto gjithnjë e më të lartë të jetës shkollore.
Edhe studentët bashkohen me mobilizimin. Ata kërkojnë më shumë financim për universitetet, më shumë personel, konvikte dhe mbështetje për strehimin, ndërsa kundërshtojnë edhe fshirjen e studentëve nga regjistrat universitarë. Një natë para protestës, studentët planifikojnë të ngrenë përsëri çadra në sheshin Sintagma në Athinë.
Top Channel