Të shtëna me armë zjarri pranë një xhamie në Ohio të SHBA-së, humb jetën një person

19/10/2026 22:53

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet u njoftuan për incidentin që sipas informacionit kishte ndodhur në një zonë pranë një xhamie.

Sipas policisë, një person mbeti i vrarë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.

Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) bëri me dije se incidenti ndodhi në verilindje të qendrës së Columbusit, në një zonë ku ndodhen edhe disa ndërtesa dykatëshe, sipas Associated Press.

Autoritetet kanë sqaruar se ngjarja nuk ka lidhje me xhaminë pranë së cilës u raportuan të shtënat.

Top Channel