Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 20:00

28/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KUSH DO E GJYKOJË RASTIN E 3.4 MILIONË EUROVE?

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për rastin e të arrestuarve për trafikun e 3.4 milionë eurove me makinat Toyota. Katër të arrestuarit megjithatë mbeten në burg.

PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN PËRSHËNDETET NGA AKTORËT

Projektligji i ri për teatrin miratuar dje nga qeveria, sot është parë me optimizëm nga një pjesë e aktorëve. Ata thonë se u plotësua kërkesa e parë që aktorët të jenë ligjërisht pjesë e diskutimit.

DPD BLLOKON MJETET ARTIZANALE TË LUNDRIMIT

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka nisur operacionin e bllokimit të mjeteve ujore të transportit, të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve në liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe Liqenit të Shkodrës.

TRUMP DHE PUTIN DO TË TAKOHEN NE HELSINKI

Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në Helsinki më 16 korrik, ku do të diskutojnë për raportet dypalëshe, por edhe për një sërë sfidash ndërkombëtare.

BOTËRORI “RUSI 2018”

Japonia dhe Kolumbia siguruan kualifikimin në grupin H. Ndërkohë që në këto momente luhet Angli-Blegjikë dhe Panama-Tunizi.

Top Channel