E shtunë, 30 Qershor 2018
12:44
Mbappe, zemërartë! Dhuron shpërblimin e Botërorit për fëmijët në nevojë

Kylian Mbappe ka një zemër të artë. Sulmuesi i përfaqësueses franceze ka bërë të ditur se do të dhurojë për bamirësi të gjithë shpërblimin që do të sigurojë gjatë këtij Botërori.

12:33
“Sokrati” i Mirush Kabashit kthehet në Gjirokastër

Mirush Kabashi i është rikthyer në Gjirokastër edhe njëherë rolit të Sokratit. Një realizim i shkëlqyer i monodramës së Kostas Varnalis.

12:22
Pak pushues në Shëngjin. Turistët nga Kosova stepen nga moti i keq

Muaji qershor u karakterizua nga reshje të shumta, erëra të forta, por edhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset e zonës së Shëngjinit, të cilët ishin përgatitur për t’iu ofruar turistëve dhe vizitorëve një ambient të denjë në plazhin e Shëngjinit.

12:14
Nga deti, në mal. Të moshuarit, për alpinizëm në malet e Vlorës

Vlora nuk është vetëm plazh, por edhe mal. Udhëtimet në malet e thepisura, pyjet dhe shkëmbinjtë e zonës janë një tërheqje shumë e madhe për turistët.

12:02
Vetëvritet shoferi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, me një plumb në kokë në garnizonin e Gardës, brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

11:45
Shpejtësia tej limiteve, makina aksidenton 4-vjeçaren në Roskovec

Një automjet, i cili ka qenë duke kaluar në rrugën kryesore të fshatit kurjan të Roskovecit, aksidentoi rëndë një vajzë vetëm5-vjeçare.

11:39
Maqedoni, ligji për emrin rikthehet në Parlament pas refuzimit të Ivanovit

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë kthehet nga java e ardhshme për votim të dytë në Parlamentin maqedonas.

11:33
SHBA, Trump mendon tërheqjen e trupave nga Gjermania

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Gjermania, pas interesit të shprehur nga presidenti Donald Trump për një lëvizje të tillë.

11:26
Negociatat, Ruçi: Jemi në testim! Vendimi, si ai për Malin e Zi

Në konferencën e tij të parë për shtyp pas konkluzioneve të Këshillit të BE-së për negociatat me Shqipërinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka vlerësuar këtë si një vendim që na afron më pranë familjes europiane.

11:09
Artisti i Popullit, Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni pse dua teatër të ri bashkëkohor

I kritikuar së fundmi për faktin se kërkon një teatër të ri, Artisti i Popullit Robert Ndrenika ka reaguar këtë të shtunë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku kërkon të sqarojë pozicionin e tij.

10:59
Lajmet shkurt nga Botërori, 30/06/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

10:58
Shakaja e hidhur, komediani i telefonon Trumpit në “Air Force One”

Presidenti amerikan ka rënë prè e një rrengu të orkestruar nga një komedian, teksa mori një telefonatë gjatë kohës që gjendej në bordin e “Air Force One”.

10:25
Tatuazhet më spektakolare të Kupës së Botës (Foto)

Një luftë tjetër po zhvillohet në fushën e gjelbër mes futbollistëve, ajo e tatuazhit më të bukur.

10:10
Finalja e parakohshme Francë-Argjentinë, por “magjia” e mbrëmjes është për CR7

Në Kazan dhe Sochi nis nga kjo e shtunë faza me eliminim të drejtpërdrejtë e Botërorit të Rusisë, qytete në të cilat do të zhvillohen dy ndeshjet e para të 1/8-ave të finaleve.

10:00
Manjati italo-amerikan: Pronari aktual nuk do ta shesë Milanin

Një komunikatë zyrtare për t’u shpjeguar tifozëve në ankth sesi qëndrojnë gjërat deri më tani. Ky ishte thelbi i asaj që donte të njoftonte një natë më parë padroni i “New York Cosmos”, Rocco Commiso, prej ditësh në tratativa për të marrë 100% të aksioneve të klubit të Milanit nga pronari kinez Yonghong Li.

09:48
Pezullohen 18 leje drejtimi, shkak shpejtësia dhe alkooli

Policia Rrugore e kryeqytetit vijon me aksionet për parandalimin e aksidenteve rrugore, teksa gjatë kontrollit të zhvilluar mesnatën e së premtes dhe të shtunës, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë ka pikasur disa mjete që udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

09:40
Shenja e ditës, binjakët

Për ju sot, dita ka një shije të veçantë: ndjeni që keni mundësinë të realizoni ëndrrat tuaja pa asnjë përpjekje!

09:33
Lushnje, humb jetën në aksident rrugor 24-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në qytetin e Lushnjes.

09:26
Moti, kthjellime e vranësira në të gjithë vendin

Kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë i gjithë territori, më të shpeshta në pjesë e dytë të ditës në Verilindje – Juglindje ku priten rrebeshe afatshkurtër.

09:20
Emigrantët e paligjshëm, Trump nuk tërhiqet: Do të arrestojmë prindër e fëmijë

Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë të premten, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të paligjshme, përgjatë të gjithë kohës së procedurave të emigracionit.

09:03
Votuan “Brexit”-in, britanikët kërkojnë pasaporta europiane

Një raportim i fundit i BBC-së tregon se, që pas referendumit për “Brexit” është shënuar një rritje e ndjeshme e kërkesave të britanikëve për pasaporta të vendeve të tjera të BE-së.

08:42
Gjykatësi suprem, Trump ngushton “lakun” në 5 kandidatura

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet e tij për të shpallur kandidaturën e re për gjykatës në Gjykatën Supreme më 9 korrik. Reporterëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, ai iu konfirmoi vetëm se ka ngushtuar lakun e zgjedhjeve në “rreth 5” kandidatë, përfshi këtu dy femra.

08:26
Shërbimet sekrete amerikane: Koreja “po mashtron” Shtetet e Bashkuara

Agjencisë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete të shumëfishta gjatë muajve të fundit, e ndoshta po përpiqet ta fshehë një veprimtari të tillë teksa kërkon lëshime në bisedimet mbi çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

05:48
Trump i bindur të rritë tarifat për makinat e importuara nga BE

Vetëm një muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi një hetim nëse makinat e importuara paraqesin rrezik kombëtar në SHBA, apo jo.

04:32
Politano flet si zikaltër: Interi, një dhuratë e bukur për martesë

Ndryshe nga sa ishte parashikuar Matteo Politono nuk priti të shtunën për të kryer vizitat mjekësore me interin, por mbërriti në Milano, që të premten pasdite.

03:04
Protestat në Gaza, trupat izraelite vrasin dy dhe plagosin 415 palestinezë

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë, një prej të cilëve një djalë 14-vjeçar dhe plagosën 415 të tjerë me armë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave përgjatë kufirit me Gazën të premten.

01:49
Trump sulmon sërish vendet e BE-së, në lidhje me shpenzimet për NATO-n

Donald Trump është rikthyer të kritikojë sërish fuqitë e mëdha të Bashkimit Europian, në lidhje me shpenzimet që bëjnë për Organizatën Euro-Atlantike, NATO.

01:12
Starton faza e 1/8-ave, Botërori “ndizet” me Francë-Argjentinë

Pas përfundimit të fazës në grupe dhe një dite pushim ndërmjet, botërori “Rusi 2018” rifillon sërish sot me fazën e tij më të “nxehtë”, atë të eliminimit direkt.

00:37
LGBT në Stamboll sfidon Erdoganin për paradën e krenarisë

Marshimi i krenarisë i komunitetit LGBT (lezbike, homoseksual, biseksual dhe transeksual) në Stamboll do të mbahet të dielën, edhe pse qeveria e qytetit turk e ndaloi atë, për shkaqe sigurie.

00:03
DASH, deklaratë kundër abuzimit me civilët në Sudanin e Jugut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Norvegjia kërkuan të premten përfundimin e menjëhershëm të luftimeve dhe “abuzimeve të tmerrshme” me civilët në Sudanin e Jugut.

E premte, 29 Qershor 2018
23:34
Militantët islamikë sulmojnë bazën ushtarake “G5-Sahel” në Mali

Militantët islamikë, të armatosur me armë të rënda dhe eksploziv, sulmuan selinë e një reparti ushtarak afrikan në Malin qendror, duke lënë të paktën gjashtë vetë të vdekur.

23:10
Gjilani sheh “Dritë” në fund të tunelit, arrin turin e parë kualifikues të Championsit

Pasi arriti të shpallej kampione e futbollit në Kosovë, Drita e Gjilanit arrin një sukses të merituar edhe në kupat e Europës.

22:37
Rusia jep toka falas, për rusë e të huaj

Rusia ka 43 milionë hektarë tokë të punueshme që nuk përdoren. Presidenti Vladimir Putin ka vendosur që toka t’i jepet falas qytetarëve rusë, por edhe të huajve.

22:35
“Arbitrat duhet t’i japin fund ekzagjerimeve të Neymarit”

Andrés Guardado, kapiteni i Meksikës, nuk përdori aspak diplomacinë kur u pyet për yllin e Brazilit, Neymar.

22:25
Ishulli përrallor në Karaibe, në shitje për 73 mln euro (Foto/Video)

Një ishull privat në Karaibe është nxjerrë në shitje për një vlerë rreth 73 milionë eurosh.

22:13
Motorola: Më 2 gusht prezantojmë celularin revolucionar

Motorola ka njoftuar një konferencë në fillim të gushtit ku do të prezantojë “diçka të madhe”.

22:04
Eksploziv makinës në Bulqizë

Një makinë ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në Bulqizë.

21:58
Uruguaj-Portugali, Santos kërkon “dopietën”. Tabarez: Gjumin s’ma prish Ronaldo

Uruguaj-Portugali do të jetë sfida e dytë e fazës me eliminim të drejtpërdrejtë, që do të nisë të shtunën me superduelin Francë-Argjentinë në orën 16:00.

21:45
Stoltenberg konfirmon ftesën për anëtarësim ndaj Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në aleancë në Samitin e 11 dhe 12 korrikut, por formalisht do të jetë pjesë e saj pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes për emrin.

21:20
Botërori/ 48 lojtarët më të mirë të secilës ndeshje në grupe (Foto)

Çdo ndeshje e fazës së grupeve të Botërorit “Rusi 2018” ka pasur lojtarin e saj më të mirë (MVP).

21:05
NBA, “Mbreti” largohet nga Cavaliers. I lirë për bisedime me rivalët

Një lajm i bujshëm nga kampionati më spektakolar i basketbollit në botë, NBA. LeBron James do të jetë një lojtar i lirë, e rrjedhimisht më i kërkuari i kësaj vere.

20:53
“Lufta” e gazetave/ L’Equipe: Nuk kalon; Olé: Kalon

Gazeta franceze “L’Equipe” ishte shumë e qartë në faqen e saj të parë të ditës së sotme, në lidhje me ndeshjen Francë-Argjentinë të 1/8 të finaleve të Botërorit, që do të luhet të shtunën, në orën 16:00.

20:39
Fiks Fare/ Fshati mes guroreve, por pa rrugë

“Fiks Fare” denoncoi mungesën e infrastrukturës rrugore në fshatin Konesbaltë, në Urën Vajgurore.

20:22
“The Voice Kids”, audicionet e Tiranës. Mundësia e dytë për talentet e reja

“The Voice Kids” ka zhvilluar një audicion të dytë në qytetin e Tiranës. Fëmijët që nuk kanë pasur mundësi të tregojnë talentin e tyre më herët shfrytëzuan këtë ditë. Ata erdhën këtë të premte nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova.

20:12
Portreti i fundit i Michael Jacksonit ekspozohet në Londër 9 vite nga vdekja

Plot 9 vite kanë kaluar nga koha kur Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa në Londër, ylli i “Pop”-it është përkujtuar përmes një ekspozite të veçantë.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:48
I bllokuar në makinë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun pas aksidentit

Policët dhe zjarrfikësit kanë punuar gjatë për të hequr hekurat e shtrembëruar të makinës, brenda së cilës kishte mbetur i bllokuar dhe i plagosur një i ri. Makina e tij u përfshi në një aksident në rrugën dytësore Plepa-Golem.

19:46
“Infermierët të kthejnë pagat”. Premtohet zgjidhje

Mosinterpretimi korrekt i ligjit të ri të Arsimit të Lartë, të hyrë në fuqi në vitin 2015, po rrezikon mbi 4.000 infermierë të diplomuar në vitet 2002-2006. Kjo, për arsye se në atë kohë, diploma e tyre është vlerësuar si master profesional “3+1”, ndërsa sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë, ajo diplomë zhvlerësohet, duke u konsideruar si diplomë e nivelit të parë “Bachelor”.

19:32
U dëbuan nga djali, 82-vjeçarët u endën me paterica rrugëve të Korçës

Një çift të moshuarish janë endur rrugëve të Korçës përgjatë 3 ditëve të fundit, pasi u braktisën nga fëmijët e tyre dhe u dëbuan nga banesa.

19:23
Tërhiqet nga kombëtarja në moshën 23-vjeçare. Arsyeja? Mamaja

Sardar Azmoun, sulmuesi i kombëtares së Iranit, ka vendosur që të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit të tij në moshën 23-vjeçare.

19:15
Zetori e zë poshtë, humb jetën 14-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Këmishtaj të Lushnjes.

19:15
“Rusi 2018”, Botërori i golave për infarkt

Gjermania e provoi në lëkurën e saj se çfarë do të thotë të ndëshkohesh në minutat e fundit. Dy golat e Koresë së Jugut, në minutat shtesë të sfidës së fundit në grupin F, përveçse dënuan kampionët e Botës me eliminim të parakohshëm, e vunë atë në pozitat siç u ndie Suedia në momentin e shënimit të golit nga Toni Kroos në ndeshjen e dytë.

19:09
Botërori në shifra dhe 2.700 testet antidoping

Numrat imponues të fazës së grupeve po dalin në dritë ngadalë në Botërorin e kësaj vere. Me përfundimin e fazës së parë dhe me zëvendësimin e përballjeve të drejtpërdrejta, FIFA ka bërë të ditur edhe një panoramë për 15 ditët e para të turneut.

18:49
Sulmi te gazeta, i mirëkoordinuar. Agresori bllokoi daljen

I dyshuari i masakrës së të enjtes në zyrat e gazetës “Capital Gazette” në Maryland përndoqi gazetarët e bllokoi daljen, në mënyrë që ata të mos kishin mundësi t’ia mbathnin.

18:47
Adresa përfundon në internet, tifozët dynden në shtëpinë e Salah

Mohamed Salah u eliminua së bashku me Egjiptin që në fazën e grupeve të Botërorit, por kjo nuk do të thotë se tifozët nuk e duan më.

18:31
Spanja, Hierro votëbeson De Gean në portë

Fernando Hierro rikonfirmoi vendosjen e David De Geas mes shtyllave të dielën, në një përballje të vështirë që i rezervon Botërori 2018.

18:23
Franca, me 3 sulmues përballë Messit

Qeveria e futbollit botëror ka menduar të zgjojë edhe më shumë kërshërinë e tifozëve për një përballje të hershme në Botëror, që fare mirë mund t’i korrespondonte edhe një finaleje.

18:06
Luftimet në Siri, njerëzit marrin arratinë drejt Jordanisë e Izraelit

Thuajse 200 persona janë vrarë si pasojë e ofensivës së qeverisë siriane ndaj luftëtarëve islamikë dhe rebelëve në jugperëndim të vendit, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz që t’ia mbathin drejt kufijve të mbyllur me Jordaninë dhe Lartësitë e Golanit, nën kontrollin izraelit.

18:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 29/06/2018 – Ora 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

18:00
“Story” me muzikë në Instagram

Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

17:44
Dodge prezanton “bishat” e reja (Foto)

Shumë të reja ka sjellë vera për Dodge. Marka nga Detroiti vazhdon të ruajë sportivitetin e saj, por ka shtuar agresivitetin me prezantimin e linjës Charger dhe Challenger.

17:41
Tusk paralajmëron Britaninë, thirrja e fundit për paktin mbi “Brexit”

Donald Tusk i bëri thirrjen e fundit Britanisë, të hapë letrat mbi tryezë në mënyrë që marrëveshja për “Brexit” të bëhet në kohën e duhur.

17:40
F1, Hamilton “fluturon” edhe në Austri. Në krye të provave të dyta

Lewis Hamilton vazhdon të “fluturojë”, e pas fitores së Çmimit të Madh të Francës merr komandën edhe në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Austrisë.

17:25
“Natyra që po na zhduket përpara syve, shpëtohet me kujtesë”

U ndieva njësoj si të kisha humbur kodin PIN. E pashë larvën, pa ditur të them se si quhet ai lloj. Nuk besoj se po më lë fuqia mendore. Kam ende kujtesë të fortë për fakte e shifra, dhe arrij të fiksoj përmendësh tekste të gjata. Kjo humbje është më specifike. Kur isha i vogël dhe më vonë, në rini, e kisha kënaqësi që dija të identifikoja pothuajse çdo gjallesë e çdo bimë që shihja rrotull. Kjo aftësi është zhdukur. Është harruar për shkak të mospërdorimit. Nuk i identifikoj dot më, sepse nuk i gjej gjëkundi.

17:11
Festimi më qesharak në histori (Video)

Gol, gëzim, festim dhe të qeshura pa fund. Ka ndodhur gjatë ndeshjes Belgjikë-Angli, përballja e fundit e grupit G në Botërorin “Rusi 2018”.

17:02
Chiellini dhe Barzagli rinovojnë me Juventusin

Krah për krah. Gjithmonë bashkë, në qendër të mbrojtjes, në qendër të Juventusit.

16:47
Sulm gazetës pas padisë për shpifje, agresori vrau 5 persona

Një ditë pasi një person i armatosur mësyu ambientet e tij e vrau 5 vetë, stafi i gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara nxori numrin e radhës, si për të treguar se ngjarja nuk do ta zmbrapsë nga vullneti për të bërë punën e tij.

16:32
FIFA bën bilancin e VAR-it: Më pak kartonë të kuq e më shumë futboll

FIFA ka bërë bilancin e VAR-it pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve në Botërorin “Rusi 2018”.

16:30
Helsinki, qyteti që shkriu akujt mes Lindjes komuniste e Perëndimit kapitalist

Zgjedhja e Helsinkit, si vendi ku do të zhvillohet takimi Trump-Putin më 16 korrik, nuk ishte rastësore. Kryeqyteti finlandez ka luatur një rol historik në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

16:29
Negociatat, Ambasada e Holandës: Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada Holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

16:18
Ngatërruan qytetin, tifozët argjentinas marrin dhuratën e papritur nga Putin

Është mirë të tregohesh i kujdesshëm në gjetjen e itinerarit, nëse nuk dëshiron të humbasësh ndeshjen e skuadrës.

16:13
Erdogan iu kthen fanellat gjermanëve Özil dhe Gündogan

Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.

16:02
Tani nis botërori; Të shtunën finalja e parakohshme Francë-Argjentinë

Thuhet se botërori i vërtetë nis me fazën e 1/8 të finaleve. Kjo do të ndodhë edhe në Rusi ku tashmë është përcaktuar kuadri i kësaj faze e cila do të nisë menjëherë me përballje shumë të forta.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:52
“A vdiq ai?” e Mark Twain; Komedia shfaqet premierë në Teatrin Kombëtar

Komedia e Mark Twain “A vdiq ai?” vjen këtë të shtunë e të diel, premierë për publikun shqiptar në skenën e teatrit kombëtar, nën regjinë e Andis Gjonit dhe një kasti të mrekullueshëm aktorësh.

15:44
Teknologjia në zgjedhje; Çuçi: Projekt-pilot për votimet e 2019-s

Emigrantët shqiptarë nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2019 por do të duhet të presin zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

15:33
Tiranë, abonetë e reja si pasaportë

Duke nisur nga 1 korriku, qytetarët e Tiranës që udhëtojnë me abone në linjat urbane do të pajisen me një format të ri të saj.

15:13
Shiu po rrit ekonominë, INSTAT: Rritja 4.5%, ndikon eksporti i energjisë

Ekonomia shqiptare shënoi në tremujorin e parë të këtij viti rritjen më të lartë në më shumë se 7 vjet e nxitur nga rritja rekord e prodhimit të energjisë dhe industria përpunuese.

15:09
Shi në plazh; Pushuesit në Vlorë nuk i largohen detit

Disa pushues nga Kosova vazhdojnë të qetë programin e tyre të pushimeve në buzë të detit në Orikum.

15:05
Shiu nuk i ndal turistët; 40 % më shumë të huaj më pushime në Shqipëri

Moti i keq ka shoqëruar gjithë qershorin, kjo bërë ka që pushuesit vendas t’i largohen plazheve dhe të shtyjnë pushimet e parashikuara, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me turistët e huaj.

15:03
Në Rinas dyfishohen hyrjet, në dy muaj 73 mijë turistë

Për herë të parë këtë vit në Shqipëri po mbërrijnë fluturime Charter të organizuara me turistë edhe nga vendet skandinave.

14:53
Dielli vetëm një javë, edhe në korrik pritet të ketë reshje shiu

Është fund qershori, por shirat e pranverës janë rikthyer, rrobat me mëngë të gjata, gjithashtu.

14:32
Largohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

Ditën e sotme është larguar nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado.

14:14
Kapen me kanabis, arrestohen në flagrancë 3 persona në Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi janë kapur me 31 kilogramë kanabis.

14:12
Ambasadori i SHBA në Beograd: Pa kompromis s’ka marrëveshje

Serbia dhe Kosova do të fitojnë vetëm atë për të cilën bien dakord në dialog, tha të premten ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott.

14:07
Për De Laurentiis, Hysaj vlen 60 milionë euro

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një dilemë e madhe. Emri i mbrojtësit shkodran po përmendet gjithnjë e më shumë në ambientet e Chelsea-t, teksa në krahun tjetër Napoli duket se po bën rezistencë për të mos humbur shërbimet e shqiptarit, madje vlerat e Hysajt janë aq të mëdha për klubin jugor sa presidenti De Laurentiis është gati t’i ofrojë një kontratë të re 24-vjeçarit.

14:01
Durrës, autobusi përplaset me dy automjete, dy të plagosur

Dy automjete dhe një autobus i linjës Golem-Plepa u përplasën sot pranë hyrjes së Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e “Plepave” në Durrës.

13:56
Alba Pairetti, në plazh si një 20-vjeçare – FOTO

Në Ibiza, në limanin e vogël poshtë shtëpisë, Alba Parietti zbulon bukurinë e saj të përjetshme me një “topless” të papërmbajtshme dhe pantallona të shkurtra që rrisin kthesat e saj të lëmuara.

13:49
Negociatat, Maas: Vendimi i BE-së, stimul për të vazhduar reformat

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e konsideron vendimin e BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë në vitin 2019, si stimul për të vazhduar me impenjim reformat.

13:42
Drake e pranon, ka një fëmijë me një pornostare – FOTO

Drake është nga ata këngëtarë të famshëm që nuk njeh stabilitet në lidhje, e pas disa muajsh spekulimesh ai ka pranuar se ka një djalë që ka lindur në tetor të vitit të kaluar.

13:30
“Provokacija” e radhës! Tashmë serbët i tërbon Thaçi – FOTO

Nëse bën simbolin e shqiponjës përfundon në mediat serbe! I fundit për të cilin kanë shkruar në Beograd është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

13:27
Oktapodi dembel, xhiro në këmbën e 29-vjeçares – FOTO

Ata janë më shumë se të aftë për të notuar në ujë, por ky oktapod dembel vendosi të bëjë pak pushim e të vijojë udhëtim në këmbën e një zhytëse.

13:23
Fotoja me vëllanë e të kërkuarit, Basha: Takoj mijëra njerëz, s’e njoh

Në një prononcim për gazetarët, teksa foli për negociatat, ku u shpreh se ato nuk hapet nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni as në 2019-ë, kreu i PD, Lulzim Basha reagoi edhe ndaj Taulant Ballës, në lidhje me foton që ai publikoi të enjten në Parlament.

13:14
Basha: Pa luftuar politikanët e korruptuar s’ka negociata as në 2019-n

“Integrimin europian po e pengon një qeveri e lidhur drejtpërdrejtë me krimin dhe nëse do të vazhdojë kështu situata, atëherë negociatat nuk hapen as në 2019-n”.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Për më tepër ndiqni videon:

12:54
Edhe Fernando Torres në Japoni

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, duket se e ka zgjidhur të ardhmen e tij.

12:47
“Mbyll portet, zgjidhet problemi i emigrantëve”! Indinjatë nga OJQ-të

Mbyll portet dhe zgjidhet problemi. Kjo nuk është aq e lehtë sa besojnë Italia dhe vendet e tjera mesdhetare. Refuzimi i anijeve të shpëtimit që të ankorojnë në portet evropiane ka shkaktuar indinjatë në radhët e organizatave jo qeveritare që ndihmojnë emigrantët.

12:39
Të bllokuar në shpellë, aventura e rrezikshme që po mban në ankth Tajlandën

Në Tajlandë është kthyer në çështje dite, bllokimi prej pothuajse një jave i 12 djemve të mitur, të gjithë pjesëtarë të një skuadre futbolli, e trajnerit të tyre, në një guvë të vendit.

12:32
Manteli i padukshmërisë, më pranë se kurrë

Duket se është fantazi e pastër, por manteli që Harry Potter përdorte për t’u bërë i padukshëm është tashmë një hap më pranë realitetit.

12:24
Luftoni stresin me ushqimet e duhura (Foto)

Hapi i parë që duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar është të kuptoni se si të përmirësoni situatën.