Gazeta franceze “L’Equipe” ishte shumë e qartë në faqen e saj të parë të ditës së sotme, në lidhje me ndeshjen Francë-Argjentinë të 1/8 të finaleve të Botërorit, që do të luhet të shtunën, në orën 16:00.

“L’Equipe” është hapur me titullin “Nuk kalon”, me një foto të Leo Messit të rrethuar nga futbollistë francezë. Nga Argjentina, gazeta Olé nuk ka vonuar që të përgjigjet në web, duke thënë që në fakt, Messi kalon mes francezëve në duelin e së shtunës.

“Dëshira e gazetës franceze nuk do të plotësohet sepse kështu e ndjejmë ne këtej, ku për gjithçka mundohemi dyfish. Ose trefish. Ose pesëfish. Nuk ka rëndësi se sa, ne gjithmonë ia dalim mbanë”, thotë gazeta argjentinase.

Olé ka besim të verbër te Messi: “U krijua në Evropë, por ka gjakun tonë, kështu që do ia arrijë qëllimit. Kemi besim, për këtë arsye iu përgjigjëm gazetës franceze”.

Top Channel