Andrés Guardado, kapiteni i Meksikës, nuk përdori aspak diplomacinë kur u pyet për yllin e Brazilit, Neymar.

Në konferencën për shtyp, futbollisti që luan me Betis në Spanjë, e shprehu shumë qartë mendimin që kishte për sulmuesin e PSG.

“Të gjithë e njohim, nuk më përket mua që ta gjykoj. Këtë duhet ta bëjnë arbitrat dhe FIFA, të shohin stilin e tij të lojës dhe ta menaxhojnë. I pëlqen që të ekzagjerojë dhe të simulojë. Arbitrat duhet t’i japin fund aktrimeve të tij, jo ne lojtarët”, deklaroi Guardado.

Meksika do të përballet me Brazilin ditën e hënë, në orën 16:00.

Top Channel