Tre persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi janë kapur me 31 kilogramë kanabis.

Policia njofton se në pranga janë vënë Klevis Metani, 25 vjeç, Rexhino Elezi, 27 vjeç dhe Redian Vata, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas policisë, tre personat ishin duke lëvizur me një automjet të marrë me qira, në të cilën i është kapur kanabisi.

Top Channel